Ballina / Biznes / Karrierë / Berlini dhe Parisi të gatshëm për reforma në Eurozonë
euro deklarimi

Berlini dhe Parisi të gatshëm për reforma në Eurozonë

Franca dhe Gjermania, do të tentojnë të krijojnë një moment të ri në përpjekjet e tyre të zvarritura për reforma në Bashkimin Evropian, pasi këtë javë do të takohen ministrat e Financave të të dy këtyre vendeve në Paris, transmeton Reuters.

Një nga aleatët më të mëdhenj të kancelares gjermane, Angela Merkel, Peter Altmaier, do të takohet me homologun e tij francez, Bruno Le Maire, një ditë pasi ekonomistët francezë dhe ata gjermanë, do të publikojnë rekomandimet e tyre për reforma në Eurozonë.

Ky takim është një shenjë se Berlini është i përgaditur për të negociuar me Parisin, paralelisht me bisedimet për koalicion të kancelares Merkel me partinë e Social Demokratëve SPD, të cilat mund të nisin më vonë gjatë këtij muaji, nëse anëtarët e qendrës së majtë, japin dritën e gjelbër në një kongres të partisë që do të mbahet javën e ardhshme.

Dokumenti 28 faqësh ishte mirëpritur edhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron, planet ambicioze të të cilit për reforma në BE, u përballën me gjendjen e zgjedhjeve në Gjermani.

Ky draft mund të jetë bazë për qeverinë e tretë të Merkelit në “koalicionin e madh”.

Me këtë rast rriten mundësitë për një “buxhet të investimeve” në vendet e bllokut me monedhë të përbashkët.

Macron më herët pati bërë thirrje për një buxhet, i cili mund t’i ndihmojë Eurozonës për t’u përballur me goditjet e jashtme ekonomike.

Provo po ashtu

Kristalina Georgieva, fmn

Kristalina Georgieva, kandidatja e vetme për ta drejtuar FMN-në

Numri dy aktual i Bankës Botërore, bullgarja Kristalina Georgieva, është e vetmja në radhë për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.