Berlinale po afron…

Berlini, qendra kulturore kozmopolitane që kurrë nuk pushon së tërhequri artistë nga e gjithë bota, karakterizohet nga diversiteti i kulturave, publiku kritik dhe një mori njerëzish të  dashuruar me filmin.

Në mesin e gjithë këtyre është Festivali Ndërkombëtar i Filmit, i njohur si Berlinale, një ngjarje e madhe kulturore dhe një nga datat më të rëndësishme për industrinë ndërkombëtare të filmit. Këtë vit Berlinale do të fillojë më 6 Shkurt dhe do të zgjasë 10 ditë.

Shfaqja e  filmit ‘The Cabinet of Caligari’,  një klasik pa zë i regjisorit Robert Weine që është restauruar në mënyrë digjitale, do të jetë një ndër pjesët më interesante të këtij edicioni. Stili i këtij filmi të vitit 1920 ka qenë jashtëzakonisht me ndikim në botën filmike, ndërsa këtë vit do të nxjerrë në pah vlerat e tij. Filmin do ta shoqërojë muzika e kompozitorit John Zorn, të cilën e ka kompozuar posaçërisht për shfaqjen në këtë festival.

Më se 300.000 bileta të shitura, pothuajse 20,000 vizitorë profesionistë nga 124 vende, duke përfshirë rreth 3,700 gazetarë pritet të jenë pjesë e festivalit këtë vit. Arti, joshja e ahengjet janë  të lidhura në mënyrë të pandashme në Berlinale dhe së bashku krijojnë një efekt magjepsës.

Programi i Festivalit Ndërkombëtar në Berlin shfaq rreth 400 filma çdo vit, kryesisht premiera ndërkombëtare ose evropiane. Filma të çdo zhanri, gjatësie dhe formati gjejnë vendin e tyre në pjesë të ndryshme të festivalit; filmat e mëdhenj ndërkombëtarë në Competition, filmat e pavarur në Panorama, filmat për publikun e ri në Generation,  zbulimet e reja dhe talentet premtuese nga skena e filmit gjerman në Perspective Deutsches Kino ,kinematografia eksperimentale dhe e panjohur në Forum dhe Forum Expanded  dhe eksplorimi i mundësive të ndryshme kinematografike në Berlinale Shorts.

Për herë të parë Berlinale është mbajtur në vitin 1951, duke shënuar një vit të rëndësishëm industrinë e filmit  dhe që atëherë mban epitetin e ngjarjes më të madhe kulturore në qytetin e Berlinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.