Berlin: Shtëpia e ‘Barbie’ kukullave

Stilistja austriake Lena Hoschek prezantoi koleksionin e saj “Shtëpia e Kukullës” të martën, gjatë javës së modës në Berlin.

E frymëzuar nga një bluzë e thjeshtë, që mamaja e saj mbante veshur kur ishte shtatzënë me Lenën, stilistja përdori ngjyrën rozë, pullat e leopardit dhe elementet shkëlqyese të viteve ’80, si dhe motivet e fustaneve të gjera të viteve ’50.

Fustanet dhe fundet prej pambuku dhe lamé kishin emra si “Confetti” apo ëmbëlsirë dhe rrezatonin sharm me modelet me pika, zemra të vogla dhe shenja buzëkuqi të bëra enkas për këtë koleksion. Vet stilistja Hoschek tha se, moda e viteve ’80-’90 si dhe muzika e asaj kohe kishin luajtur një rol të madh në formimin e saj.

Ngjyra, zhurmë dhe çmenduri, kujtimet e viteve të adoleshencës, ajo i shfaqi edhe në sfilatë. Në bashkëpunim me kompaninë “Walt Disney”, koleksioni i Hoschek kishte edhe printime të personazhit “Micky Mouse” në disa prej fustaneve.

Këtë sezon, stilistja dhe ekipi i saj i kushtuan shumë vëmendje palave lozonjare dhe thurjeve, por edhe siluetës femërore. Ndërkohë, fustani nusëror me zemra të qëndisura duket se u frymëzua nga kënga ikonë e Madonnës “Like a Virgin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.