Ballina / KOSOVA / Berlin: Përfaqësuesit e Listes Serbe do të takojnë kancelaren Merkel
Berlin

Berlin: Përfaqësuesit e Listes Serbe do të takojnë kancelaren Merkel

Përfaqësuesit e Listës Serbe, të prirë nga Goran Rakiq, kanë udhëtuar për një vizitë dyditore në Berlin, ku do të takohen me këshilltarin e kancelares gjermane, Matthias Lüttenberg, me të cilin do të flasin për problemet me të cilat përballen serbët e Kosovës.

Ndër të tjera ata do të takohen edhe me Chrstian Hellbach, dhe me deputetët e Bundestagut, Filip Juratovic dhe Thilo Sarazin.

“Një delegacion me përfaqësues të serbëve të Kosovë kanë shkuar në Berlin, ku do të takohen për dy ditë me përfaqësues të qeverisë dhe parlamentit gjerman. Përveç tjerash ata do të takohen me këshilltarin e kancelares Merkel, z. Lutenberg, dhe takime të veçanta me z. Helbach, dhe z. Juratovic. Atje kanë udhëtuar kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, kryetari i Shtërpcës, Brastislav Nikolic, zv.kryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtic dhe Sasha Milosavljevic”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Lista Serbe.

Ata thonë se një vizitë e tillë e përfaqësuesve të serbëve në Kosovë, do të jetë një mundësi e mirë për të treguar problemet si dhe situatën aktuale politike në Kosovë.

Provo po ashtu

policia e kosoves

Lipjan: Vjehrra bën nusen për spital

Një grua nga Lipjani ka lajmëruar policinë se është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.