Ballina / KOSOVA / Berlin: Më 6 qershor, kryeministrin Haradinaj e pret në takim Angela Merkel
merkel , haradinaj

Berlin: Më 6 qershor, kryeministrin Haradinaj e pret në takim Angela Merkel

I pari i qeverisë së Kosovës do të pritet në Berlin nga homologia gjermane. Një takim të këtillë në Gjermani e kishte realizuar edhe kryeministri Isa Mustafa.

Shumëkush ka menduar që samiti në Berlin kishte kaluar në tensione të larta në mes të Kryeministrit të Kosovës dhe dy liderëve evropianë, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron. Presioni që ata kishin ushtruar mbi Haradinajn për taksën, thuhet, që kishte qënë i madh. Mirëpo, kur nuk ka kaluar ende as një muaj nga ai takim kryeministri Ramush Haradinaj e ka marrë një ftesë për ta takuar kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Takimi pritet të zhvillohet në Berlin. Analistë të shumtë besojnë se ky takim do ti japë epilog taksës që Kosova e ka vendosur ndaj produkteve të Serbisë, por do të qartësojë edhe situatën se a janë rritur gjasat që BE t’i liberalizojë vizat për shtetasit e Kosovës.

Kosova është shteti i vetëm i Ballkanit Perëndimor shtetasit e të cilit nuk mund të udhëtojnë në shtetet anëtare të zonës Shengen pa viza.

Provo po ashtu

Philip S. Kosnett

Kosnett: Për herë të parë ekstradohet kosovari për gjykim në SHBA

Philip Kosnett, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,ka deklaruar se sot për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.