Ballina / KOSOVA / Berisha: Mustafa vazhdon shërimin vetëm me terapi fizikale
Isa Mustafa

Berisha: Mustafa vazhdon shërimin vetëm me terapi fizikale

Ish-Kryeministri Isa Mustafa është mirë dhe se problemet shëndetësore të tij janë tejkaluar. Kështu thotë këshilltari i tij Besnik Berisha, një jave nga shkuarja e liderit të LDK’së për trajtim në Gjermani.

“Gjendja shëndetësore e Mustafës është e mirë, telashet që kanë ekzistuar janë trajtuar me sukses dhe aktualisht vazhdon vetëm terapia fizikale”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, Mustafa tashmë është duke vazhduar shërimin vetëm me terapi fizikale dhe mjekët kanë rekomanduar qëndrimin e tij në spital edhe gjatë javës së ardhshme.

“Kthimi i Mustafës në Kosovë do të realizohet sapo të konfirmohet nga mjekët se trajtimi ka dhënë rezultatet e pritura dhe nuk është e nevojshme të vazhdohet edhe më tutje”, tha për Indeksonline Berisha.

Isa Mustafa u dërgua për trajtim shëndetësor në Gjermani pasi qëndroj i shtrirë për disa ditë në Spitalin Amerikan në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.