Ballina / KOSOVA / Beqaj dhe Abdullahu: Dialogu të vazhdojë pas zgjedhjeve
beqaj berani abdullahu

Beqaj dhe Abdullahu: Dialogu të vazhdojë pas zgjedhjeve

Analistët politik Belul Beqaj dhe Faton Abdullahu kanë analizuar mbrëmë zhvillimet e fundit politike lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe ato për taksën.

Analisti politik, Belul Beqaj, ka thënë se pas takimit të Berlinit mes liderëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë shumë gjëra do të ndryshojnë në dialogun midis dy vendeve.

“Unë po prognozoj: rezultati i këtij takimi do të jetë heqja e taksës po edhe heqja e korrigjimit të kufirit. Ky do të jetë kompromisi për vazhdimin e dialogut dhe do të ndryshojë roli i faktorëve në dialog. Dialogu duhet të vazhdojë me ndërrimin e disa aktoëve dhe atyre që kanë ndërmjetësuar dialogun”, ka thënë Belul Beqaj në emisionin “55 minuta”  që transmetohet ëdo mbrëmje (22:00) nga e marta tek e premta në RTK 3.

Analisti politik Faton Abdullahu ka thënë se koalicioni PAN nuk po e kupton SHBA-në.

Ai në emsionin “55 minuta” ka thënë se ka disa herë që SHBA bën thirrje për unitet në Kosovë karshi dialogut me Serbinë, por koalicioni PAN është i përçarë.

“Ftesa e SHBA-së është bashkohuni, por ky koalicion nuk po kupton. Koalcioni PAN është i përçarë, ku ka mospajtime dhe nuk është unik përballë dialogut me Serbinë. Edhe opozita e ka hisen e vet, por është më e vogël, përgjegjësinë e ka pozita, koalicioni PAN”, është shprehur ai.

Abdullahu ka thënë se Kosova është në pikën më të ulët të përkrahjes ndërkombëtare.

Të pyetur nga nikoqirja e misionit, Evlianë Berani se kush duhet ta përfaqësojë Kosovën në bisedimet me Serbinë dhe cila është shtekdalja nga situata, dy analistët theksuan se vendi fillmisht duhet të shkojë në zgjedhje e më pas të caktohen njerëz legjitim që do ta përfaqësonin Kosovën në këto bisedime.

Bisedën e plotë në studion e magazinës informative “55 minuta” mund ta dëgjoni këtu:

 

@Fluidi

Provo po ashtu

ramush haradinaj ne foltoren e kuvendit

Haradinaj: Korrupsion kishte edhe në qeveritë paraprake. Ai duhet luftuar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pranon që ende përballen me sfida me korrupsion dhe rend …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.