Ballina / RAJONI / Beogradi poashtu pret pëlqimin për MV
beogradi

Beogradi poashtu pret pëlqimin për MV

Kuvendi i Serbisë do të diskutojë Marrëveshjen e nënshkruar me iniciale më 19 Prill në Bruksel, pasi për të të jap mendimin apo marrë vendimin Qeveria e Serbisë, ka deklaruar Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

Beograd: “Pres që qeveria të deklarohet për marrëveshje, e pastaj unë do të merrem vesh me shefat e grupeve parlamentare kur do të mbahet seanca, në të cilën ekipi negociator do të arsyetoj se çka ka ndodhur në Bruksel, ku ka pasur probleme”, u ka deklaruar Stefanoviq mediave beogradase.

Stefanovic ka vlerësuar Marrëveshjaen të mirë dhe ka thënë se ajo ‘u sjell ardhmëri më të mirë, me të nuk pranohet pavarësia e Kosovës, ne nuk e kemi ndryshuar qëndrimin tonë, veçse me luftë të jashtëzakonshme kemi fituar garancione për serbët” në Kosovë’.

Ndërkohë në Beograd një grup i të rinjëve ka shfrytëzuar prezencën e Kryeministrit Serb, Ivica Daciq ,në garën maraton që po zhvillohet në Beograd, për ta shprehur pakënaqësinë ndaj firmosjes që i bëri ai duke vendosur inicialet e tij në Marrëveshjen që rezultoi pas dy vitesh dialog mes Kosovës e Serbisë.

Gjatë hapjes së kësaj ngjarje sportive ata kanë brohoritur ‘Tradhëti, tradhëti’ dhe ‘nuk e japim Kosovën’.

Në Serbi sikundër edhe në Kosovë, sot është pritur që pëlqimin e formalizimit të marrëveshjes së arritur në nivel kryeministrash në Bruksel, për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë ta japin edhe përfaqësuesit e Kuvendit të Serbisë. A do të mbahet seanca e Kuvendit nuk është ende e qartë./infoglobi

Provo po ashtu

Shansi i fundit për Shqipërinë, ndërhyn Merkel?

Shansi i fundit për këto bisedime mbetet tani një takim i planifikuar për të dielën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.