fbpx

Beogradi : Hashim Thaçi do të arrestohet

Nëse zëvendëskryeministri dhe ministri Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi me 24 prill do të shkojë në Beograd me do të arrestohet.

Kjo është përgjigjia që autoritetet në Serbi u kanë dhënë organeve të Kosovës, transmeton Beta.
“Shteti në rast të ardhjes së ministrit ë jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi në Beograd, do të veprojë sipas ligjit”, ka deklaruar kryeministri serb Aleksandar Vuçiq.
Derisa për këtë theksohet se Prishtina ka marrë njoftimin zyrtar.

Thuhet se Thaçi do të arrestohet sepse kundër tij ekziston aktgjykimi i plotfuqishëm e në bazë të tij edhe fletë arresti.

Në vitin 1997 Thaçi nga gjykata serbe ishte dënuar me 10 vjet burgim për shkak të “terrorizmit”.
Hashim Thaçi ishte ftuar të merrte pjesë në një konferencë të një OJQ-je në Beograd./infoglobi/info