Vucic, Pompeo, serbia, kosova, shba

Beogradi dhe Prishtina nuk do ta kenë një vjeshtë të lehtë

Vuçiq: Serbia është shumë e vogël që t’i bind Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndryshojnë mendje për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se diskutime të rangut siç janë me ShBA-t nuk duhet të tregohen për publikun e gjerë. “Nuk mund të interpretojë apo të flasë për rëndësinë e vizitave. Madje Vuçiq nuk ka shpalosur asnjë hollësi rreth takimit që zhvilloi para disa ditësh me sekretarin amerikan, Mike Pompeo.

Presidenti i Serbisë ka pohuar se Serbia është shumë e vogël që t’i bind Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndryshojnë mendje për Kosovën.

“Ne jemi shumë të vegjël për të ndryshuar mendjen e të mëdhenjve”, u shpreh ai.

Megjithatë presidenti serb tha se çdo bisedë me përfaqësuesit e forcës më të fuqishme në botë është shumë e rëndësishme”.

Më tej, Vuçiq theksoi se Beogradi dhe Prishtina nuk do ta kenë një vjeshtë të lehtë apo dimër të thjeshtë, ka thënë ai për Pink

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.