fbpx
helikopteri belgjike

Belgjikë: Vazhdon kërkimi i pilotit që ra nga helikopteri

Trupat belge janë duke e kontrolluar një zonë në lindje të Belgjikës ku një pilot ka rënë nga helikopteri i tij ushtarak gjatë një shfaqjeje ajrore.

Tre ushtarë kanë kërcyer me parashutë nga helikopteri “Agusta A-109”, por piloti dhe bashkë-piloti nuk kishin parashuta, shkruajnë mediat belge.

Mediat belge raportojnë se bashkë-piloti i kishte ndihmuar tre ushtarët të lëshoheshin, por pastaj e kishte parë që ulësja e pilotit kishte mbetur e zbrazet dhe dera e hapur. Ai i ka marrë në dorë kontrolluesit e helikopterit dhe e ka ulur atë sigurt.

Shfaqja ajrore u mbajt në Amay afër Liezhit.

Piloti ka rënë nga një lartësi prej qindra metrave.

Arsyeja e rrëzimit të tij mbetet mister.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.