fbpx
facebook

Belgjikë: Hidhet në gjyq rrjeti shoqëror Facebook

Belgjika ka ngritur kallëzimin penal kundër rrjetit shoqëror Facebook.

Rrjeti Facebook akuzohet se ka shkelur ligjet evropiane në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Sipas Komisionit për Mbrojtjen e të Dhënave të Belgjikës “Facebook po përgjon dhe po monitoron aktivitetet e përdoruesve të tij dhe të atyre që nuk kanë të hapur fare llogarinë në këtë rrjet shoqëror”.

“Edhe ai që refuzon të ndiqet, është i ndjekur. Facebook e di se kush janë faqet më të frekuentuara nga njerëzit, pa i lajmëruar ata, duke thyer kështu normat që mbrojnë privatësinë”, thotë kreu i komisionit, Willem Debeuckelaere.

Përfaqësuesit e Facebook-ut ka kohë që ballafaqohen me telashet që dalin nga ligjet evropiane. Madje edhe vet themeluesi i rrjetit, Zuckerberg kishte deklaruar kohë më parë se ‘diversiteti i ligjeve në kontinentin evropian paraqet problem’.

“Më e mira do të ishte po të ekzistonte një ligj i vetëm në mënyrë që ne të dijmë kujt ti referohemi”, kishte deklaruar në një ligjëratë Zuckerberg.

Për kallëzimin penal të Belgjikës është prononcuar edhe Zëdhënsja e Facebook-ut. Ajo ka bërë të ditur se ndihet e befasuar me një vendim të tillë të Belgjikës sepse ‘ai është marrë tri ditë para takimit të caktuar ku përfaqësues të Facebookut dhe ata të Belgjikës është dashur ti diskutojnë këto çështje”.

Rrjeti shoqëror Facebook gjatë disa vjetëve të fundit ka ndërmarr një varg masash për të rritur sigurinë e të dhënave të përdoruesve, por edhe për ti mbrojtur të dhënat personale të tyre.  /infoglobi/e

LEXO EDHE:

 Mogherini: Media e lirë për një shoqëri demokratike

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.