Bekim Maloku kritikon degën e PDK-së në Vushtrri

Bekim Maloku, Kryetari i nëndegës së Partisë Demokratike të Kosovës të Vushtrrisë në Samadrexhë ka shprehur disa pakënaqësi me degën e PDK-së në Vushtrri. Ai madje ka pezulluar aktivitetin në shenjë pakënaqësie me parregullësitë e shumta në këtë degë.

Ndryshe Maloku ka qenë edhe anëtar i Kryesisë së degës  së PDK-së në Vushtrri.

Postimi i plotë:

Kryesisë së degës së PDK-së në Vushtrri!

Zgjedhjet lokale po afrohen, ndërsa dega e PDK-së në Vushtrri nuk ka krijuar identitet, nuk dihet a është opozitë a është vegzë e pushtetit lokal.

Strukturës së saj i mungon veprimi. Nuk ka takime me nëndegët, e aq më pak me këshillin drejtues, e fare takime me vetaranët e partisë të cilët edhe bëjnë shumicën e votës elektorale, intelektualët etj.

Kryesia e degës nuk tregon funksionalitet dhe unitet. Është e ndarë në grupe. Grupi i parë i përbër nga tre a katër individ është i mbyllur në vete dhe sillen sikur të jenë pronar të degës. Nuk ka funsionalitet as me Gruan e Rininë Demokratike, ato ekzistojnë vetëm në statutin e PDK-së por në veprim jo.

Mendoj se qasja e mbyllur e tillë nuk garanton suksese në rikthimin e pushtetit në Vushtrri.
Rinovimi i të menduarit në mënyrën e të bërit politikë kërkon qasje krejt ndryshe nga aktualja, nëse së pari dëshirojmë ta ruajmë votuesin dhe aktivistin tonë, e pastaj të mendojmë ta rrisim me personalitete të reja e të pakonsumuara politike.

Kësaj dege i mungon përfshirja e të rinjëve, e me të edhe krijimi i politikave të reja.
Departamentet e formuara konsideroj të jenë jofunksionale dhe pa asnjë rezultat. Arsyen konsideroj se e gjeni tek pjesa hyrëse e këtij adresimi.

Kjo nuk është struktura e një dege për të cilën unë e shumë aktivistë tjerë ishim të gatshëm ta jepnim mundin e dijen për të ndryshuar gjendje.

Hapja dhe bashkëpunimi me personalitete të reja në degë konsideroj se do i bëjë nder PDK-së dhe vet liderit të saj Kadri Veseli.

Prandaj, unë Bekim Maloku anëtar i kryesisë së PDK-sē dega në Vushtrri, pezulloj aktivitetin tim derisa të mundësohet, mendohet dhe veprohet ndryshe në degën tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.