Ballina / LIFESTYLE / Fun / Bëhen përgatitjet për Vitin e Ri Lunar

Bëhen përgatitjet për Vitin e Ri Lunar

Komunitetet kineze në të gjithë botën janë duke u përgatitur për Vitin e Ri Lunar që fillon me 31 Janar. Në mesnatë fillon Viti i Kalit, ndërsa i jepet lamtumira Vitit të Gjarprit.  

Në Kinën kontinentale puna praktikisht do të ndërpritet për shtatë ditët e ardhshme. Fushatat e vazhdueshme kundër mbeturinave dhe korrupsionit paralajmërojnë kremtime më modeste këtë vit.

Kremtimet e Vitit të Ri Lunar në Kinë zakonisht shënohen me shfaqje fishekzjarrësh, por këtë vit pritet të jenë më të qeta. Meteorologët kanë bërë thirrje për ndalim të fishekzjarrëve, meqenëse parashikohet mjegull e rëndë mbi Kinën qendrore dhe lindore.

“Fishekzjarret mund të lirojnë sasi të mëdha të gazit toksik dhe grimca të dioksidit të sulfurit, që shkaktojnë ndotjen e rëndë të ajrit,” ka thënë Chen Zhenlin, zëdhënës i Administratës Meteorologjike në Kinë.

Shumë banorë të Pekinit, kryeqytetit të ndotur kinez, tashmë janë nisur për pushime.  Në aeroporte, stacione të autobusëve dhe trenave ka një numër të madh të udhëtarëve; punëtorët nga vendet rurale po kthehen  nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa banorët e pasur të qyteteve po udhëtojnë jashtë vendit.

Në Kinë, kjo festë njihet edhe me emrin Festivali i Pranverës. Tradicionalisht kremtimet fillojnë në prag të vitit të ri hënor dhe zgjasin deri në ditën e 15-të të muajit të parë.

Viti i ri Lunar festohet në vendet me popullatë të konsiderueshme kineze, si Hong Kongu, Singapori, Tajlanda, Indonezia, Filipinet dhe në Chinatoëns në vende të ndryshme të botës./infoGLOBI/v.b.

Provo po ashtu

Bredhi i Krishtlindjeve prej arkave të drurit

Ky bredh i Krishtlindjeve shënoi rekord botëror

Një pemë Krishtlindjeje rreth 18 metra e lartë e kompozuar nga pirgje me arka druri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.