fbpx

Befasitë e (pa) pritura parlamentare në Britani

Shkruan: Kimete Bytyçi – Ormond/ InfoGlobi

Kryeministri konzervator, David Cameron po formon qeverinë e re pa ndryshime të mëdha në kabinetin e deritashëm. Laburistët me lider të përkohshëm.

 Partia konzervatore në krye me liderin David Cameron (Dejvid Kameron) fitoi mandatin për formimin e qeverisë e re britanike në zgjedhjet parlamentare të 7 Majit. Aq dihet. Çdo gjë tjetër ndërkaq mbetet e pasigurtë. Dhe këtu nuk mendoj për rpërbërjen e saktë të kabintetit për momentin në formim e sipër. Postet tanimë të njftuara tregojnë pak shenja ndryshimi nga qeveria e deritashme. Fakti se partnerët e deritashëm koalicioni Lib Dem tani nuk janë në qeveri, ndyshon pakëz. Përvec ish-liderit të tyre, Nick Clegg që mbante postin e zëvendëskryeiministrit, LibDem mbanin pak poste udhëhqëse në kabiniet, shumica e tyre zëvendës ministra në ministrit e ndyshme.

Ajo që vazhdon akoma të habit si opinion publik ashtu edhe analistët, vështruesit dhe vet aktorët politik, është pyetja se si erdhi deri tek një rezultat i këtillë.

Ditë pas dite gjatë fushatës së gjatë parazgjedhore, sondazhet publike tregonin një garë kokë-kokë mes dy partive kryesore britanike, partisë konzervatore, dhe asaj laburiste në krye me ish-liderin, Ed Miliband. Çdo gjë tregonte se asnjëra nga këto dy parti nuk  do të mund të formojë qeverinë si parti e vetme. Pyetja ishte cila do të ketë numrin më të madh të votave dhe kështu e para të orvatet të formojë qeverinë e koalicionit. Dhe cilat parti të vogëla do të ftohen në një koalicion të mundshëm të këtillë. Liberal Demokratët, partnerë të koalicionit të fundit qeveritar dhe partnerë të mundshëm në qeverinë eventuale laburiste, vazhdimisht shënonin rezultate të dobëta nëpër sondazhe të shumta. Ndihma e tyre ishte e pasigurtë për të arritur numrin e majftueshëm në parlament. Vëmendja u drejtua tek partitë e tjera të vogëla, veçmas ajo nacionaliste skoceze SNP në të majten dhe UKIP, djathtas. Programet e tyre kontraverze, SNP me kërkesën për pavarësi të Skocisë dhe UKIP me thirrjet për daljen nga Bashkimin Evropian vështirsonte bashkëpupimin me to nga të dy partitë kryesore.

Cdo gjë dukej e mundur dhe njëherit e pamundur në zgjedhjet e fundit.

Megjithatë rezultatet e shpallura befasuan si opinion publik, vështruesit politik si dhe vetë aktorët politik. Madje para konfirmimit të tyre, sondazhet e bëra pas mbylljes së vend-votimeve paralajmëruan fitoren e konzervatorëve u vështruan me dyshim të hapur. Paddy Ashdown i hodhi posht si të pamundura këto parashikime sipas të cilave, LibDem parti kjo që ai e udhëhoqi dikur do të kishte vetëm 10 poste derisa Konzervatorët do të merrnin 316  poste në Parlament.

Raportet flisnin për ndryshim drastik të disponimit brenda kampit konzervatorë pas shpalljes së sondazheve të para ku deri atëherë mbretëronte një pasiguri dhe frikë mbi rezultatin e mundur. Figura të larta laburiste akoma flitnin për mundësinë që lideri i tyre të formojë qeverinë.

Më në fund, Konzervatorët morën 331 poste derisa LibDem mbetën me vetëm 8 poste duke humbur kështu 49 seli në Parlament. Shumica e këtyre posteve u humb pikërisht tek partnerët e tyre në koalicion, Partisë Konzervatore. Ndër ta ishte sekretari për biznes në qeverinue e deritashme, Vince Cable, deputetë dhe politikan veteran. Votuesit qartë kishin vendosur të shprehin qartë pakënaqësinë e vet me vendimin e tyre për të hyrë dhe qëndruar plot pes vjet në koalicion me konzervatorët. Lideri Nick Clegg paralajmëroi dorëheqjen e vet duke thënë se po konsideron pozitën e vet. Brenda orësh të nesërmen ai konfirmoi këtë dorëheqje.

Dy gjëra veçmas kontribuan në një rezultat të këtillë. Ulja në rritje e popullaritet të Partisë Liberal Demokrate dhe rritja gjithnjë e më e madhe e popullaritet të Partisë Nacionale Skoceze. Vërtetë, gara mes Laburistëve dhe Konzervatorëve ishte mjaft e ngushtë, jo shumë ndryshe nga vet fushata parazgjedhore. Ajo që mundësoi fitoren e këtillë të Konzervatorëve ishte fakti se ata mposhtën fuqimisht partnerët e vet të koalicionit LibDem derisa Laburistët u gjetën plotësisht të izoluar nga SNP duke humbur 40 seli parlamentare. Ndër deputetët laburist që mbetën pa seli në parlament është edhe lideri i ri laburitëve skocez Jim Murphy si dhe udhëheqësi I fushatës parazgjedhore laburiste, Douglas Alexander i cili u mposht nga një student 20 vjeçar.

Liderja  e re e SNP-së, Nicola Sturgeon, ftoi për një zë më të fuqishëm skocez në Parlamentin britanik. Kjo thirrje, siç duket gjeti jehonë tek votuesit në Skoci  ku Partia Laburiste deri tani mbante shumicën dërmuese të selive dhe ku vitin e shkuar votuesit hodhën posht thirrjen për referendum të organizuar nga SNP.

Konzervatorët ndërkaq, vazhdmisht paralajmëronin votuesit  se fitorja e laburistëve do të sillte tërthorazi në pushtet SNP. Shumë analistë mendojnë se kjo thirrje do të ketë ndikuar dukshëm tek votuesit jasht Skocisë.

Nga ana tjetër Partia Euroskeptike UKIP edhe pse mori vetëm një deputet, shtoi përqindjen e votes së përgjithshme prej rreth 3% në mëse 12.6 %. Kjo Parti fton për referendum për dalje nga Bashkimi Evropian.

Derisa kryeministri David Cameron po vendos mbi përbërjen e plotë të kabinetit qeveritar, pikërisht çështjet e këtilla do të gjenden në mendjen e tij. E arrdhmja e Britanisë së madhe mbrenda Bashkimit Evropian si dhe pozita e Skocisë brenda Mbretërisië së Bashkuar. Euroskeptikët përfshirë ata brenda partisë së vet kërkojnë referendum evropian. SNP kërkon kompetenca shtesë buxhetore për Skocinë.

Programi ekonomik që konzervatorët do të synojnë ta zbatojnë ndërkaq prek votuesit anëkënd vendit padyshim se kujt ia besuan votën e vet të enjten e shkuar.

Me shumicë prej vetëm 12 votash, kryeministri Cameron gjendet para një detyre jo të lehtë në Parlament.