Bechtel & Enka mund ta çojë Kosovën në Arbitrazh

I dha miliona euro për ndërtimin e dy autostradave, por Kosova ka shumë rrezik të shkojë në arbitrazh nga po e njëjta kompani.

Nëse nuk gjendet një zgjidhje rreth kërkesës për të paguar shtyrjen e përfundimit të autostradës dhe disa kërkesa të tjera, shteti pritet të paditet nga kompania Bechtel & Enka, raporton KTV.

I pari i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka shpjeguar detajet e kërkesës së kësaj kompanie dhe shkaqet pse kjo ka ndodhur.

Ai ka thënë se mbikëqyrësi i punimeve “Hill International” ka mbështetur vetëm faktorin e parë në kërkesën e bërë, ndërsa ka pranuar se aktualisht nuk janë të gjitha mjetet për të paguar kompaninë edhe këtë vit, por se janë marrë masat që mos të ndodhin probleme.

63 milionëshi i kërkuar ngjalli debat të gjatë në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, ku anëtarët e këtij komisioni dhanë një varg vërejtjesh, ndërsa përplasje kishte mes Lekajt dhe Hykmete Bajramit dhe Mimoza Kusari-Lilës.

Kërkesa e njëzëshme e të gjithë anëtarëve ishte që të publikohet kontrata e nënshkruar, por se një gjë e tillë sipas ministrit është e pamundur pasi që një nen i vendosur në kontratë e ndalon një gjë të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.