Ballina / Biznes / Karrierë / Bechtel & Enka do ta ndërtojë autostradën për Shkup për rreth 600 milionë Euro
qeveria

Bechtel & Enka do ta ndërtojë autostradën për Shkup për rreth 600 milionë Euro

Pas përfundimit të Rrugës së Kombit, e cila lidhi Kosovën me Shqipërinë, konsorciumi amerikano – turk Bechtel & Enka, do të niset edhe në drejtim të Shkupit për ta lidhur Prishtinën dhe Shkupin me autostradë. Kjo është bërë e ditur të martën pas mbledhjes së komitetit ndërministrorë për ketë autostradë. Ky konsorcium për t’i kryer këto punime ka ofruar shumën prej 599.944.263,54 eurosh.

Autostrada Prishtinë – Shkupë do të ndërtohet në një kohë prej 42 muajve pas nënshkrimit të kontratës.

Komiteti Drejtues Ndërministror për ndërtimin e Autostradës “Prishtinë-Hani i Elezit”, përkatësisht Rrugës 6, ka njoftuar se sipas vlerësimit tekniko-financiar të ofertave të konsorciunmeve pjesëmarrëse në garë, Konsorciumi “Bechtel & Enka” është renditur në vendin e parë me ofertën financiare prej 599.944.263,54 eurosh, ndërsa Konsiorciumi i “Cooperativa Muratori and Cementisti, C.M.C. di Ravenna & Dogus (CD)”, është renditur i dyti me ofertën financiare prej 756.060.580,11 eurosh.

“Komiteti ndërministror pas shqyrtimit dhe diskutimit të hollësishëm të Raportit në përfundim të takimit me unanimitet e miratoi raportin e Komisionit vlerësues, vendimi i sotëm vjen pas një procesi të gjatë të vlerësimit nga ekspertët e ministrive të linjë lidhur me operatorët ekonomikë pjesëmarrës në procedurën tenderuese, të cilët ofertat e tyre i dorëzuan më 11 tetor 2013”, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.

Raporti i aprovuar është produkt i punës së bërë nga Komisioni në përbërje të ekspertëve nga Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Tregtisë dhe Energjisë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Financave të mbështetur nga Këshilltari i Transaksionit.

Kohëzgjatja e ndërtimit të Rrugës 6 është planifikuar të zgjasë 42 muaj nga nënshkrimi i kontratës.

@Fluidi

Provo po ashtu

euro-valuta-shuma-e-vogel_infoglobi

BSPK: Paga minimale të bëhet 300 euro

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që paga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.