Ballina / BOTA / BE-: Takim i posaçëm për krizën e imigrantëve

BE-: Takim i posaçëm për krizën e imigrantëve

Papa Françesku përçmoi vdekjen e 71 emigrantëve në një furgon të braktisur në Austri, duke e quajtur atë një shkelje kundër “të gjithë familjes njerëzore.” Papa i bërë thirrje udhëheqësve botërorë “për të bashkëpunuar me efektivitet për të parandaluar këto krime.”

Ndërkohë, Hungaria tha se ka arrestuar të dyshuarin e pestë, një bullgar  nën dyshimet për trafik njerëzor në lidhje me vdekjen e 71 imigrantëve, ku trupat u gjetën në një kamion frigorifer të lënë në autostradë. Policia austriake ka shpëtuar 26 persona, përfshirë tre fëmijë në gjendje të rëndë dehidratimi, në një furgon të mbushur me refugjatë nga Siria, Afganistani dhe Bangladeshi. Shoferi i furgonit, nënshtetas rumun, refuzoi fillimisht të ndalonte, dhe tashmë është në gjendje arresti.

Policia austriake arriti të shpëtonte dje tre fëmijë të vegjël pothuajse pranë vdekjes për shkak të dehidratimit në një furgon të mbushur me 26 refugjatë nga Siria, Afganistani dhe Bangladeshi.

Dy vajza dhe një djalë, të moshës pesë dhe një vjeçare u gjendën në kushte të rënduara kur policia e ndaloi furgonin në qytetin St. Peter am Hart, pranë kufirit me Gjermaninë.

“Policët kuptuan se ishin të gjithë në gjendje të rëndë shëndetësore, në veçanti tre fëmijët.  Dy ishin vetëm një vjeç ndërsa i treti pesë vjeç. Nevojitej ndihmë e menjëhershme profesionale dhe policët i telefonuan Kryqit të Kuq.”

Zëdhënësi i policisë shprehu gëzimin që u arrit të shpëtoheshin dhe që nuk u përsërit një tragjedi e ngjashme si në Nickelsdorf, ku 71 persona humbën jetën për shkak të makutërisë së trafikantëve.

Shoferi 29-vjeçar nga Rumania është vendosur në gjendje arresti.

Vetëm gjatë këtij viti, sipas Organizatës Botërore të Emigracionit, rreth 350 mijë persona kanë kaluar Mesdheun, duke kaluar nëpërmjet vendesh si Libia dhe Turqia për të zbarkuar në brigjet evropiane.

Qindra janë mbytur në det të hapur, ndërsa viktimat që kanë humbur jetën në tokë po rrëfejnë anën e tmerrshme të rrjeteve të trafikut të qenieve njerëzore.

Austria shërben si pikëkalimi nga vendet më të varfëra të Evropës jugore dhe lindore, ku mbërrijnë fillimisht refugjatët, si p.sh. në Greqi, drejt vendeve më të pasura drejt veriut dhe perëndimit.

 

BE – Takim për Situatën

Ministrat e brendshëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë kanë bërë thirrje për një takim të posaçëm të BE-së brenda dy javësh për të zgjidhur krizën në shkallëzim të imigrantëve në kontinent.

Ministrat thanë sot në një deklaratë se kërkojnë të gjejnë “hapa konkretë” për të zgjidhur dilemën në rritje të imigrantëve.

Maqedonia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në fillim të muajit në përgjigje të kalimit të gati 3 mijë kufitarëve në ditë nga Greqia që kërkojnë të shkojnë në vendet e BE-së.

Sot në Maqedoni gati 500 imigrantë u larguan me një tren nga qyteti Gjevgjeli për në Serbi.

Nga Serbia, ata shkojnë në Hungari. Megjithatë kjo e fundit njoftoi të shtunën se ka përfunduar segmentin e parë të një gardhi me tel përgjatë kufirit të saj me Serbinë. Agjencia franceze e lajmeve njoftoi megjithatë se gardhi prej 175 kilomentrash që synon të ndalë fluksin e refugjatëve deri tani ka dështuar të ndalojë njerëzit të hyjnë në Hungari.

Hungaria kërkon që imigrantët të japin shenjat e gjishtërinjëve para se të hyjnë në kampet e përkohshme, duke shkaktuar shqetësim për disa. Mark Kekesi, një vullnetar me grupin e vullnetarëve Migrant Solidarity tha se imigrantët “kanë frikë nga regjimi i shenjave të gishtave pasi janë në dijeni të faktit se në se shenjat e gishtërinjëve regjistrohen në Hungari, atëherë ligjëvirsht ka mundësi për çdo vend evropian perendimor t’i kthej ata mbrapsht në Hungari.”

Hungaria  është bërë pengesë për udhëtimin e imigrantëve në vende më të pasura evropiane pasi i ka bllokuar imigrantët edhe kur vende perendimore kanë thënë se janë të gatshme të pranojnë mijëra prej tyre.

Kryeministri hungarez Vikot Orban tha se po mban një qëndrim të ashpër ndaj imigrantëve pasi ata përbëjnë një rrezik për sigurinë, prosperitetin dhe identitetin e Evropës.

Provo po ashtu

qeveria

Çka do të ndodhë tash pas dorëheqjes së Kryeministrit? A ka zgjedhje?

Çka do të ndodhë tashpas dorëheqjes së Kryeministrit, Ramush Haradinaj nga posti i tij i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.