Ballina / KOSOVA / BE rikujton Qeverinë, taksa duhet të hiqet
be dhe kosova flamujt

BE rikujton Qeverinë, taksa duhet të hiqet

Bashkimi Evropian edhe një herë nuk ka dashur të komentojë në lidhje me miratimin e Ligjit dhe Platformës për Dialog me Serbinë nga ana e Kosovës.

Por, zëdhënësja e Zyrës së Mogherinit, Maja Kocijançiq, ka thënë për lajmi.net, se janë negociatat ato përmes të cilave mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Bashkimi Evropian ka parë që Kuvendi ka miratuar Ligjin për Dialogun dhe Platformën e Dialogut. Si një ndërmjetësues, BE nuk komenton pozitat individuale të partive përkatëse në Dialog. Vetëm përmes negociatave mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare”, thuhet në përgjigjen e Kociançiqit.

Bashkimi Evropian vazhdon të jetë këmbëngulës në rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, i cili është ndërpre që nga vendosja e taksës për produktet serbë dhe boshnjake.

“BE rithekson që Dialogu është e vetmja rrugë përpara, në interes të qytetarëve në Kosovë dhe Serbi dhe për rajonin në tërësi”, ka thënë Kocijançiq.

Është kërkuar sërish nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se taksa duhet të pezullohet menjëherë dhe të vazhdojë dialogu.

“Vendimi i autoriteteve të Kosovës në nëntor të vitit të kaluar për të imponuar tarifa për mallrat e importuara nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia nuk ka ndihmuar në krijimin e një mjedisi të nevojshëm për të vazhduar Dialogun. Siç thuhet në mënyrë të përsëritur, BE së bashku me SHBA dhe të tjera, i bëjnë thirrje qeverisë së Kosovës që të pezullojë menjëherë tarifat në mënyrë që të lejojë rifillimin e shpejtë të Dialogut. Status quo nuk është një alternativë dhe nuk ka alternativë për rifillimin e shpejtë të Dialogut midis Palëve. Tarifat jo vetëm që qëndrojnë në rrugën e Dialogut, por edhe qëndrojnë në rrugën e rrugës evropiane të Kosovës”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e Kocijançiqit për lajmi.net.

Kujtojmë, se Qeveria e Kosovës më 22 nëntor 2018, ka vendosur taksë 100 për qind për të gjitha produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, kjo u bë për shkak se këto vende nuk njohin shtetësinë e Kosovës.

Përkundër thirrjeve nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e të tjera, Qeveria e Kosovës është zotuar se nuk të largohet taksa deri në njohjen e Kosovës nga këto shtete.

@Fluidi

Provo po ashtu

ramush haradinaj ne foltoren e kuvendit

Haradinaj: Korrupsion kishte edhe në qeveritë paraprake. Ai duhet luftuar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pranon që ende përballen me sfida me korrupsion dhe rend …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.