Ballina / KOSOVA / BE porosit Haradinajn: Respekto vendimin për universitetet
be dhe kosova flamujt

BE porosit Haradinajn: Respekto vendimin për universitetet

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i ka tërhequr vërejtjen kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajt, pasi që ky i fundit ka paralajmëruar veprime ndaj vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, institucion ky që vendosi të mos akreditojë për vitin e ardhshëm akademik Universitetin e Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës.

Zyra e BE-së thonë që duhet të respektohet vendimi i KSHC-së si një institucion i pavarur, sidomos nga akterët politik.

“Ky vendim ishte i vështirë, por i drejtë dhe në përputhje me mandatin e Agjencisë për të siguruar arsimin më cilësor. BE mbështet fuqishëm rolin dhe pavarësinë e agjencisë së akreditimit të Kosovës. Vendimet e saj duhet të respektohen nga të gjithë akterët e interesuar, në veçanti nga niveli politik”, thonë në zyrën e Apostolovës.

Qëllim kryesor sipas përfaqësuesve të BE-së në Kosovë duhet të jetë kualiteti i lartë i arsimimit për të gjithë studentët, duke thënë se mbesin me shpresë që vendimi i marrë nga KSHC të nxis universitetet për të përmirësuar cilësinë.

“Ajo që është qëllim kryesor, është  arritja e një kualiteti më të lartë të arsimit të lartë për të gjithë studentët në Kosovë. Ky vendim me shpresë do të hapë rrugën për këto universitete që të përmirësojnë cilësinë e performancës së tyre dhe shërbimet e tyre për studentët”, potencojnë nga zyra e Nataliya Apostolovës.

Ata thonë se janë në dijeni që një vendim i tillë do të ketë ndikim në regjistrimin e studentëve për vitin e ardhshëm akademik, duke shtuar se këto universitete do të vazhdojnë të operojnë me studentët të cilët tashmë janë regjistruar.

Provo po ashtu

Albin Kurti bashkëbisedon live me qytetarët përmes Facebook-ut

Albin Kurti, lider i Vetëvendosjes, përmes një paraqitje në rrjetin social Facebook, ka thënë se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.