Ballina / BOTA / BE: Miratohen ndryshimet kontraverse për të drejtat e autorit
interneti

BE: Miratohen ndryshimet kontraverse për të drejtat e autorit

Evropa po e ndryshon legjislacionin e të drejtave të autorit përsëri. Ligjvënësit i Parlamentit Evropian kanë miratuar disa rregulla kontraverse për të drejtat e autorit. Ky miratim i ka goditur disa kompani të mëdha teknologjike, të cilat kanë thënë se këto ndryshime do të sjellin shpenzime dhe do ta kufizojnë lirinë e shprehjes.

Parlamenti Evropian votoi të martën pro miratimit të ndryshimeve të rrepta, të cilat i bëjnë përgjegjëse platformat e ndryshme, siç është “YouTube”, për shkeljet e të drejtave të autorit që bëhen nga përdoruesit e tyre. Njëkohësisht legjislacioni i ri i obligon platformat që të bëjnë një para filtrim të përmbajtjeve, para se të njejtat të ngarkohen në internet.

Rezultati final i votave ishte  348 pro ndryshimeve dhe vetëm 274 kundër.

Ky propozim ishte kundërshtuar nga kompanitë teknologjike, të cilat kanë paralajëmruar për nevojën e ndërtimit të filterëve të shtrenjtë të përmbajtjeve dhe ndërprejen e lidhjeve me publikimet e ndryshme. Aktivistët e internetit kanë thënë se këto ndryshime do ta sjellin censurën.

Sidoqoftë, këto ndryshime janë mbështetur nga kompanitë muzikore, artistët dhe mediet. Ato kanë thënë se reformat kanë qenë të nevojshme për mbrojtjen e të drejtave të autorëve dhe pagesën e drejtë për ta.

Antonio Tajani, president i Parlamentit Evropian, tha se ky miratim i jep fund epokës së egër digjitale përmes themelimit të rregullave moderne.


Pavarësisht kësaj deklarate, analistët thonë se dispozitat e reja janë shumë të gjera dhe mund t’i godasin edhe materialet që nuk janë të mbrojtura me të drejtat e autorit, përfshirë citimet dhe paroditë, shkruan “CNN”.

KOMUNIKATA

Disa aktivistë për lirinë në internet e kanë kritikuar votimine sotëm, por ka shumë të tillë që e kanë mbështetur.

Provo po ashtu

MPJ dënon fuqishëm sulmin ndaj autobusit që udhëtonte nga Kosova përmes Serbisë

Një autobus me udhëtarë kosovarë është sulmuar mbrëmë në Krushevc të Serbisë. E ministria e jashtme …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.