Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / BBC: Partitë opozitare deklarojnë fitoren në Kosovë
BBC

BBC: Partitë opozitare deklarojnë fitoren në Kosovë

BBC ka shkruar për rezultatet e para të zgjedhje parlamentare të Kosovës ku në titull ka vendosur fitoren e dy partive opozitare.

Ky medium shkruan edhe për koalicionin e mundshëm mes VV-së dhe LDK-së.

Shkrimi i plotë:

Partitë e opozitës pretendojnë numrin më të madh të votave në zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës.

Vetëvendosja e qendrës së majtë dhe Lidhja Demokratike e qendrës së djathtë (LDK) pritet që secili të fitojë rreth 25% të votave.

Zgjedhjet u thirrën në korrik kur Kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqjen për t’u përballur me marrjen në pyetje nga një gjykatë për krime lufte në Hagë.

Këto janë zgjedhjet e katërta që nga koha kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008.

Serbia nuk e njeh vendin dhe me Rusinë e ka bllokuar atë të bëhet anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe organeve të tjera ndërkombëtare.

Në bisedimet para votimit, Vetëvendosje dhe LDK nuk arritën të bien dakord për formimin e një koalicioni.

Të dy palët premtojnë të trajtojnë papunësinë dhe të luftojnë krimin dhe korrupsionin.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se do të “trokiste në derën e LDK” të hënën për të filluar negociatat.

Provo po ashtu

Krasniqi : Rinumërimi i votave – pikë e dobët e zgjedhjeve

Hulumtuesi i KDI-së, Albert Krasniqi ka thënë se një prej pikave më të dobëta të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.