Ballina / TEKNOLOGJI / BBC: Këto janë fermat më të mëdha solare
fermat solare

BBC: Këto janë fermat më të mëdha solare

Kina nuk është vetëm shtëpia e disa prej fermave më të mëdha diellore, teknologjia e saj duket e vendosur për të ndikuar në politikën energjetike anembanë globit.

Fluturoni mbi “Datong County”, një rajon në Kinën veriore dhe do të shihni dy panda gjigante. Njëra bën me dorë. Ato janë të bëra nga mijëra panele diellore, raporton BBC.

Të dyja, së bashku me panelet e tjera ngjitur, ato formojnë një fermë 100 megavat që mbulon 248 hektarë. Është në të vërtetë një park diellor relativisht i vogël sipas standardeve të Kinës, por sigurisht që është patriote, transmeton RTKlive.

“Është projektuar dhe ndërtuar si imazhi i thesarit kombëtar kinez, panda gjigante”, shpjegon një dokument nga ‘Panda Green Energy’, kompania që ndërtoi fermën.

Kina ka më shumë kapacitet të energjisë diellore se çdo vend tjetër në botë, në gjigantin e 130 gigavatëve.

Impianti më i madh diellor në botë, në këtë moment është në shkretëtirën e Tengger të Kinës, kapaciteti i saj tejkalon 1,500 megavat.

Disa ferma të mëdha diellore janë aktualisht në ndërtim e sipër në mbarë botën, shumë prej tyre në Indi. Ndërsa i afrohen përfundimit, ato do të konkurrojnë për titullin e “parkut më të madh diellor në botë”. Shumë do të kenë lidhje të qarta me Kinën./RTKlive/

@Fluidi

Provo po ashtu

elon musk

12 libra të preferuar nga Elon Musk

Elon Musk, CEO i SpaceX, Tesla dhe disa kompanive tjera gjigante, disi ia arrin të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.