Ballina / Biznes / Karrierë / BB: 52 miliardë dollarë për të varfërit
varferia

BB: 52 miliardë dollarë për të varfërit

Banka Botërore ka pranuar shumën rekorde të mjeteve për të ndihmuar njerëzit në nevojë në shumë shtete të botës.

“52 miliardë dollarë janë grumbulluar nga 46 shtete të zhvilluara dhe për menaxhimin e tyre do të përkujdeset Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim IDA, degë kjo e BB-së, që funksion primar kreditimin e shteteve të pazhvilluara”, mëson infoGLOBI nga burimet zyrtare të Bankës Botërore në Washington.

Sipas tyre, 52 miliardë dollarë do të shpenzohen gjatë tri viteve të ardhshme, duke filluar nga qershori i vitit 2014.

Mësohet po ashtu se nga këto mjete, në të ardhmen e afërt do të kenë qasje në energji ndërmjet 15 dhe 20 milionë persona, kurse për 200 milionë fëmijë do të sigurohen vaksinat mungesa e të cilëve ndjehej dukshëm.

Mes tjerash, falë fondeve që do të menaxhohen nga IDA, rreth 32 milionë persona do të kenë qasje në ujë të pijshëm, ndërkohë 5.6 milionë të tjerë do të kenë kushte më të mira sanitare.

Sipas zyrtarëve të Bankës Botërore, gjatë 3 viteve të kaluara, falë fondeve të financuara përmes projekteve të Agjencisë Ndërkombëtare për Zhvillim, janë ndihmuar mbi 40 shtete afrikane./infoGLOBI/V.B/

@Fluidi

Provo po ashtu

euro-valuta-shuma-e-vogel_infoglobi

BSPK: Paga minimale të bëhet 300 euro

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që paga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.