Ballina / SPORT / Bayern Munich bojkoton Low nëse heq dorë nga numri një Manuel Neuer

Bayern Munich bojkoton Low nëse heq dorë nga numri një Manuel Neuer

Sipas FIFA-s, klubet janë të detyruara t`i dërgojnë lojtarë kombëtareve të tyre kur ata thirren nga trajneri

Bayern Munich kërcënoi se do të bojkotojë ekipin kombëtar gjerman nëse Joachim Low heq dorë nga numri një, Manuel Neuer. Neuer dhe rivali I tij, portieri gjerman I Barcelonës Marc-Andre ter Stegen janë përfshirë në një betejë verbale dhe ky i fundit, është shprehur i irrituar nga mosangazhimi I tij  në fushë. Në debat, është përfshirë edhe presidenti i Bayernit, Uli Hoeness I cili kërcënoi t`ua ndalonte lojtarëve të klubit më të madh të Gjermanisë bashkimin me ekipin kombëtar nëse Low vendos të zëvendësojë Neuer me Ter Stegen.

bayern munich, manuel heuer , uli hoeness, ter stegen, marc-andre, fifa

Problemi më I madh megjithatë për klubin në këtë rast mund të mos jetë gjoba, sepse përveç asaj, ai do të ishte I detyruar të mos I aktivizonte lojtarët në ndeshjet e 5 ditëve pas sfidave të ekipit kombëtar, duke qenë se ata nuk u lejuan t’i bashkohen kombëtares.

Sipas FIFA-s, klubet janë të detyruara t`i dërgojnë lojtarë kombëtareve të tyre kur ata thirren nga trajneri, me përjashtim të rasteve të dëmtimit ose tërheqjes. Ekziston sidoqoftë një rregull e FIFA-s sipas të cilit  klubi mund të vendosë vërtet që të mos e bëjë diçka të tillë, por duke vuajtur pasojat, që nisin me një gjobë prej 6000 Frangash zvicerane.

Provo po ashtu

Danny Da Costa , Eintrachtit, frankfurt

Futbollisti e padit nënën e tij

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta gjermane “Bild Futbollisti i Eintrachtit të Frankfurtit, Danny …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.