Ballina / KRYESORE / Bassauner: Kemi humbur 19 vite; Serbia ta njohë Kosovën ashtu siç është
kurt bassauner

Bassauner: Kemi humbur 19 vite; Serbia ta njohë Kosovën ashtu siç është

Kurt Bassauner, analist nga Qendra për Politika dhe Demokratizim me qendër në Berlin, ka thënë se ideja për shkëmbim apo ndryshim të territoreve është jashtëzakonisht e rrezikshme.

Ai thekson se ditëve të fundit kjo ide është përballur me një presion që e ka kthyer mbrapa. Ai madje thotë se edhe nëse ndodh shkëmbimi i territoreve Rusia nuk e nje Kosovën.

Bassuener ka folur rreth fjalimit të Vuçiq gjatë vizitës së tij në Kosovë, duke theksuar se ideja për shkëmbim të territoreve tashmë është edhe më e pa qëndrueshme.

“Vuçiq përpara se të largohej nga Kosova dhe gjithashtu nga Brukseli, dukej se ishte i frikësuar nga rezistenca e Gjermanisë dhe gjithashtu edhe e fqinjëve tjerë, si Maqedonia, Bosnja Hercegovina dhe Mali i Zi. Ai ka folur me një ton mjaft të mprehtë, duke thënë se është e logjikshme të kundërshtosh, por ‘pse’. Më këtë ka dashur të thotë se ato vende kanë agjendë anti-serbe”, ka thënë Basssuener.

“Mund të them se nuk ka një unitet total kundër kësaj ideje, por mund të them se është një shumicë shumë e fortë kundër lëvizjes përpara të idesë për ndryshim të kufijve të cilët tashmë janë të vendosur”, ka shtuar analisti gjerman.

I pyetur rreth mbështetjes që ish-përfaqësuesi i lartë i BE-së, Wolfgang Petritsch, i ka dhënë idesë për shkëmbime të territoreve, ai thotë se mbështetja e Petritsch për idenë e shkëmbimit të territoreve mund të vijë nga fakti se ai punon për një zyrë ligjore të quajtur “Lansky, Ganzger +partner) në Austri, e cila ka një kontratë me Serbinë, transmeton Gazeta Express.

“ Nuk e di plotësisht se në çfarë modalitetesh ai bashkëpunon me kompaninë, por në çdo rast ka një interes që duhet zbuluar. Mendoj se ky interes po e shtynë atë që ta mbështesë idenë për shkëmbim të territoreve”, shton Bassauner.

Analisti gjerman thotë që edhe nëse arrihet marrëveshje për shkëmbim të territoreve, Rusia nuk do ta njohë Republikën e Kosovës.

“Mendoj se kemi humbur 19 vite duke thënë diçka që nuk është realitet. Nëse Serbia dëshiron të lëviz përpara drejt integrimit në BE, duhet ta pranojë Kosovën ashtu siç është. Ndërkohë Kosova duhet të garantojë se serbët që jetojnë në territorin e saj kanë të drejta të garantuara”, ka thënë ndër të tjera Bassauner.

Sipas tij, një ide e tillë e vë në rrezik të gjithë sigurinë e rajonit.

Bassauner thotë se shumë ministra të Jashtëm të Bashkimit Evropian janë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve ndërkohë tregon se edhe në qendrën ku punon, të gjithë kolegët e tij e konsiderojnë si tejet të rrezikshme një ide të tillë.

Bassuener thotë se lidhur me idenë për ndryshim të kufijve ka pasur presion drejtuar Thaçit, si nga Qeveria gjithashtu edhe nga opozita si dhe gjithashtu edhe nga qytetarët.

“Gjithashtu edhe nga disa takime jo formale me ministrat e jashtëm të BE-së është shprehur shqetësimi rreth idesë së ndryshimit të kufijve. Ata kanë thënë se duhet të bërë shumë kujdes. Këtu mund ta përfshijmë edhe ministrin gjerman, Heik Mass por edhe disa të tjerë, të cilët kanë thënë shumë qartë se ideja për shkëmbim ose ndryshim të kufijve është një ide e keqe.Dhe ka edhe shumë ministra të tjerë që mendojnë njëjtë, por që nuk duan ta shfaqin mendimin e tyre publikisht”, thotë Bassuener.

@Fluidi

Provo po ashtu

fundi iluftes se pare boterore

Fundi i Luftës së Parë Botërore – Asgjë nuk ka kaluar!

100 vjet pas Luftës së Parë Botërore, Evropa është përplot frikë dhe paralajmërime. Ai që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.