Ballina / SPORT / Basketboll: 1500 shikues përcjellin miqësoren e parë të Rahovecit

Basketboll: 1500 shikues përcjellin miqësoren e parë të Rahovecit

Rahoveci – Feronikeli 81:76(12:21, 15:23, 26:11, 28:21)

Se dashamirët e basketbollit në Rahovec mezi presin edicionin e ri të garave, tregon fakti se miqësoren e parë të KB Rahoveci me skuadrën e Feronikelit nga Drenasi, anëtar i ri i superligës, e kanë përcjellur në palestrën sportive “ Mizahir Isma” hiç më pak se 1500 shikues.

Derisa pjesa e parë i ka takuar mysafirëve nga Drenasi, të cilit në pushim shkojnë me avantazh , 17:44, në pjesën e dytë lojtarët rahovecas të trajnerit Neven Pllantak, konsolidojnë radhët dhe me kundërzbritje të shpejta nga minuta në minut zvogëlojnë epërsinë e mysafirëve.

Në minutën 30, Arian Qallaku për herë të parë barazon rezultatin, 53:53, ndërkaq në minutën 36, kroati në radhët e vreshtarëve, Jure Gunjina, me tre pikë të shënuara sjell vreshtarët për herë të parë në ndeshje në epërsi, 71:68, ndërkaq në kundërzbritje të pasuar, Gunjina shënon dy pikë dhe realizon një gjuajtje të lirë, 74:70. Në dy minuta të fundit, Qallaku shënon pesë pikë radhazi, tre dhe dypikëshe për rezultatin përfundimtar, 81:76.

Tek skuadra rahovecase, realizatorët më të mirë ishin atraktivi Justin Gray me 23 pikë, Qallaku me 18 pikë, ndërkaq pikat dyshifrore kanë shënuar Christian Bradford dhe Jure Gunjina nga 12 pika.Tek mysafirët realizatori më i mirë ishte Arti Hajdari, i cili ka shënuar 33 pikë.

Ndeshjen e kanë drejtuar gjyqëtarët Visar Bunjaku dhe Atdhe Gutaj.

Provo po ashtu

A po transferohet Messi tek Inter Milan?

David Beckham është duke i përshpejtuar përpjekjet për ta transferuar Lionel Messin në klubin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.