Vlora Shqipëri,
Vlorë

Basha komenton raportin e BB: Rritja e taksave po rrënon ekonominë

“Shqipëria humbet 7 vende në vlerësimin e Raportit të Bankës Botërore “Doing Business 2018”, – deklaroi , Kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Faktori kryesor i këtij përkeqesimi. – theksoi ai, – është rritja e taksave dhe detyrimeve, duke humbur plot 28 vende për këtë arsye.

Raporti shprehet se 37.3% e fitimit shkon për taksa dhe kontribute, ndërkohë që qeveria zvarrit pafundësisht rimbursimin e TVSH-së.

Fqinjët tanë vazhdojnë të kenë një renditje më të mirë sesa Shqipëria, e cila renditet në vendin e 65. Maqedonia renditet në vendin e 11, Kosova në vendin e 40, Mali i Zi në vendin e 42, duke treguar përparësi krahasuar me Shqipërinë.

http://www.doingbusiness.org/data/exploreeconomies/albania

Edhe këtë vit, ashtu si vitin e kaluar, mesazhi është shumë i qartë: Investitorët e huaj që duan të investojnë në Ballkan, e shohin Shqipërinë si zgjedhjen e fundit. Janë vendet fqinje (Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi) të cilat do të jenë më të afta për të thithur investitorët e huaj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.