Ballina / RAJONI / Basha: Fjalimi i Edi Ramës kundër gazetarëve është fjalim kriminal
Lulzim Basha

Basha: Fjalimi i Edi Ramës kundër gazetarëve është fjalim kriminal

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka dalë edhe njëherë tjetër në mbrojtje gazetarëve, ku ka cilësuar si kriminale fjalimin e djeshëm të Kryeministrit Rama.

“Fjalimi i djeshëm i Edi Ramës kundër gazetarëve është fjalim kriminal.Me fjalime të tilla, ai është duke nxitur përditë urrejtjen dhe dhunën ndaj gazetarëve.Klima që krijon Edi Rama inkurajon pikërisht kriminelët që të sulmojnë gazetarët që raportojnë dhe hetojnë krimin dhe korrupsionin.Njeriu që ka thurur vetëm lavde dhe përkëdheli për Elvis Roshin, Saimir Tahirin dhe kriminelët e tjerë më të cilët rrethohet, duhet të ndalë menjëherë gjuhën e tij të rrezikshme”, thotë Basha.

Por pas këtyre deklaratave ka reaguar Kryeministri Rama, ku i kujton kreut të opozitës çadrën dhe fjalimet e tij për median.

“Lulzim Basha ishe ti apo isha unë në Çadër, kur ulërije “të gjitha mediat janë të kapura nga droga përveç një kanali tv”, të cilin i’a rekomandoje publikut si burim të kulluar?! Unë kurrë s’e kam imagjinuar, jo më ta them një veshëgjatllëk të tillë. Eshtë thjesht shpifje!Prandaj kërkoju falje njëherë të gjitha mediave (përveç njërës) që i kriminalizove me baltën e Çadrës për muaj të tërë, ditë për ditë, pastaj fol sa të duash për rrezikun që u vjen nga fjalët e mia”, reagoi Rama.

Check Also

trafiku , aksident

Policia propozon 10-fishimin e gjobës për celularin

Numri i viktimave nga aksidentet rrugore në Shqipëri është ulur në krahasim me vitin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *