ilaçi digjital
Pacientët mund të dërgojnë informacionin e marrë nga sensori tek doktori përmes një portali online.

Barnat që i përmendi Trump për coronavirusin, arrijnë në ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës është furnizuar me dy barnat, Hydroxychloroquine dhe Azithromycin, të cilat sipas presidentit amerikan Donald Trump, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë dhënë rezultate të mira te trajtimi i pacientëve me coronavirus (COVID-19).

Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, Kosova është furnizuar me këto dy barna dhe do të jenë në dispozicion për pacientët me Covid-19 në kohën kur të vendoset nga profesionistët shëndetësor për përdorimin e tyre.

“Por po e përsëris se ende nuk ka një bari i cili është treguar i suksesshëm në trajtimin e kësaj sëmundjeje. Derisa ilaçi Azythromycine është në Listën Esenciale të barnave dhe ka pasur gjithmonë në Kosovë. Disa pako me chloroquine tashmë veç janë në SHSKUK”, ka thënë ministri Vitia në një konferencë për media gjatë javës së kaluar.

Tutje ministri Vitia ka thënë se për përdorimin e tyre do të vendosin profesionistët shëndetësor që merren direk me trajtimin e të prekurve me COVID-19 që janë të shtrirë në spitale.

Se ShSKUK është furnizuar me këto dy ilaçe e kanë konfirmuar edhe nga zyra e drejtorit të ShSKUK-së, Basri Sejdiu.

“Në QKUK jemi furnizuar me Hydroxychloroquine tableta 200 mg, me sasi prej 7110 tableta. Azithromycin 500 mg, me sasi 300 tableta”, thuhet në përgjigjen e tyre për KALLXO.com.

Po ashtu kanë thënë se planifikojnë që të furnizohen edhe me sasi të tjera dhe se procedurat e furnizimit do t’i zhvillojë Ministria e Shëndetësisë.

Të shtunën, Donald Trump përmes një publikimi në Twitter ka shkruar se bashkimi i këtyre dy medikamenteve mund të bëjë mrekulli në botën e mjekësisë.

“Hydroxychloroquine dhe Azithromycin, së bashku, kanë shansin të ndryshojnë historinë e mjekësisë. Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) ka ‘lëvizur malet’ – Faleminderit! Shpresojmë se të dyja së bashku (H funksionon më së miri me A, Revista Ndërkombëtare e Agjentëve Antimikrobikë) të vendosen në përdorim sa më shpejtë. Njerëzit janë duke vdekur, lëvizni shpejtë dhe Zoti iu bekoftë të gjithëve”, ka shkruar Trump.

Por, Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) nuk ka dalë ende me ndonjë njoftim zyrtar rreth deklaratave të Trump se këto dy ilaçe mund të ndihmojnë në shërimin e COVID-19.

Gjithashtu as Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka dhënë ndonjë deklaratë e as nuk ka informacione të publikuara rreth këtyre dy ilaçeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.