Ballina / SPORT / Barcelona vazhdon serinë e fitoreve
messi

Barcelona vazhdon serinë e fitoreve

Barcelona vazhdon serinë e fitoreve, ndërsa me largimin e Neymar, Lionel Messi e ka kuptuar se duhet të ‘marrë për dore’ ekipin.

Argjentinasi ka dërguar topin në rrjetë, plot katër herë, në fitoren 6-1 të katalanasve ndaj modestëve të Eibar, duke shënuar pokerin e katërt të karrierës së tij.

Messi zhbllokoi rezultatin me 11 metërsh, në minutën e 20, ndërsa në të 38-ën, Paulinho dyfishoi shifrat me një goditje me kokë.

Në pjesën e dytë, Denis Suarez shënoi golin e tretë, ndërsa Enrich ngushtoi diferencën për Eibar.

Më pas lojën e merr nën kontroll sërish Messi, duke shënuar edhe tre herë të tjerë dhe vulosur rezultatin 6-1.

Barcelona e Valverdes ka bërë nja start të shkëlqyer të kampionatit, me 5 fitore në po kaq ndeshje, ndërsa ka shënuar 17 gola dhe ka pësuar vetëm 2 .

@Fluidi

Provo po ashtu

nora gjakova

Nora Gjakova siguron medaljen e artë në Grand Slamin Abu Dhabi

Xhudistia Nora Gjakova ia ka siguruar sot medaljen e artë Kosovës në Grand Slamin Abu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.