Barcelona-Real Madrid, “El Clasico” edhe i trajnerëve

El Clasico nuk është vetëm një përballje mes emrave të mëdhenj të futbollit Botëror, por është edhe një betejë taktike mes Luis Enriques dhe Zinedine Zidane.

Prej ditësh Barcelona dhe Reali i Madridit janë duke u përgatitur intensivisht për supersfidën e Camp Nou që mund të vendosë edhe fatet e titullit kampion pasi nëse fitojnë Los Blancos do ta conin në 9 pikë avantazhin ndaj Barcelonës duke e vrarë përfundimisht kampionatin. Në fakt trajnerët e të dy ekipeve janë treguar të kujdesshëm, duke mos dashur të tregojnë mënyrën se si do të luhet apo formacionet.
Blaugranat vijnë në këtë ndeshje me disa futbollistë në formë jo të mirë fizike, sic janë Andres Iniesta dhe mbrojtësi francez Samuel Umtiti.

Nevojitet që të bëhet një vlerësim i detajtuar i muskujve të të dy futbollistëve, pasi sic dihet “El Clasico” është një 90 minutësh me intensitet të lartë loje. Pavarësisht kësaj alternativat për teknikun Luis Enrique nuk mungojnë. Mascherano ose Sergi Roberto me shumë gjasa do të jenë titullarë në mbrojtje repart në të cilin e ka të sigurtë vendin e tij në formacion Gerard Pique. Nëse argjentinasi Mascherano vendosët në të krahët e mbrojtjës, sic ndodhi në takimin kundër Man.City, atëherë qëndra e rapartit difensiv do të jëtë e përbërë nga Pique dhe Umtiti. Në mesfushë, Ivan Rakitic ndërkohë nuk është në formën e tij më të mirë dhe Rafinha është një opsion i vlefshëm për repartin e ndërmjetëm. Sulmi do të përbëhet nga treshja Mesi-Suarez-Neymar.

Ndërkohë që nga kampin e Realit të Madridit situata duket disi më komode, pavarësisht se dëmtimi i Gareth Bale është një mungëse që peshon tek Los Blancos. Trajneri Zinedine Zidane ka disa alternativa në lidhje me formacionin që do të luajë. Një 4-3-3 me Luca Vasquez në krahun të djathë, Cristiano Ronaldo në të majtin dhe Karim Benzema në qëndër të sulmit. Formacion ky që mund të kalojë dhe në 4-4-2. Tekniku francez ka dhe një tjetër as nën mëngë të cilin mund ta përdori, mesfushorin Casemiro. Shumë dilema dhe dëshirë shumë e madhe nga të dyja ekipet për të dalë triumfues. El Clasico mbetet El Clasico dhe pa më të voglin dyshim spektali është i garantuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.