Barcelona fiton titullin e kampionit europian

Spanjollët shënuan qysh në minutin e katërt të ndeshjes shumë të pritur në të cilën Barcelona siguroi titullin e kampionatit Europian me rezultatin 3:1 kundër Juventusit në Berlin.

Iniesta pranoi një top nga Neymar dhe ishte fantastik në asistimin e tij te Ivan Rakitic, ndërsa kroati nuk e pati të vështirë të shënonte (4’).

 

Marchisio ishte mahnitës me pasimin me thembër te Lichtsteiner, i cili asistoi te Tevez. Goditjen e argjentinasit e ndali portieri blaugran, por aty ishte Alvaro Morata për t’i shënuar rivalit të tij (55’).

Një aksion i Lionel Messit. Goditjen e argjentinasit e ndali Buffon, por aty ishte Luis Suarez për të kthyer epërsinë e ekipit spanjoll (68’).

Derisa Juve po harxhonte sekondat e fundit në përpjekje për të barazuar, Neymar shënoi edhe golin e tretë për Barcën (90’+7). Pedro ishte asistues.

 

error: Content is protected !!