Ballina / KRYESORE / Barcelona fitoi 'biletën' për Berlin

Barcelona fitoi 'biletën' për Berlin

Barcelona i siguroi vetës biletën për Berlin dhe është skuadra e parë finaliste e Ligës së Kampionëve.

Edhepse Bayerni i Munchut fitoi lojën e së martes me rezultatin 3:2,  falë rezultatit të javës së kaluar (3:0 në favor të Barçës), Barcelona e ka eliminuar ate me rezultatin e përgjithshëm 5:3.

Për Bayernin golat i shënuan Benattia në minutin e 7’, Lewandowski në minutin 59’ dhe Muller në minutin 74’.

Për Barcelonën ndërkaq falë dy asistimeve të Suarezit, golat i ka shënuar Neymar.

Se kush do të jetë kundërshtari i Barcelonës në finale, do të dihet të mërkurën mbrëma pas epilogut të ndeshjes së Real Madridit dhe Juventusit, ndeshje kjo që miliona fansa po e presin me padurim./infoglobi/e

Provo po ashtu

serbia-kosova_

‘Trumpi i kërkon Serbisë ta njohë Kosovën’

Grenell tekstualisht ka vënë kusht – Serbia duhet ta njohë Kosovën strong shkruan gazeta beogradase. …