Barbie bëhet muslimane, tërmet në rrjetet sociale

Kukulla Barbi është e njohur në mbarë botën për flokët e verdhë dhe trupin e përkryer. Por kohët e fundit, një mënyrë e re veshjeje është propozuar për të. Haneefah Adam, një 24-vjeçare nga Nigeria, e ka mbuluar me perçe.

Në llogarinë e saj në “Instagram”, vajza poston foto të kukullës së veshur me rroba të gjata dhe me kokë të mbuluar.

Ajo thotë se në këtë mënyrë dëshiron të frymëzojë fëmijët myslimanë.

Dhe si në çdo rast kur propozohet diçka e re, përdoruesit e internetit ndahen në dysh, aq më tepër kur është fjala për një temë si përplasja e kulturave lindore me ato perëndimore.

Një pjesë e përdoruesve e kanë komplimentuar vajzën për veshjet e krijuara për kukullën, ndërsa pjesa tjetër nuk i ka kursyer komentet me natyrë islamofobe.

Kukulla e famshme e prodhuar nga kompania “Mattel” është kritikuar shpesh për trupin që ka proporcione larg realitetit dhe për promovimin e anoreksisë. Shitjet kanë rënë dukshëm vitet e fundit.

Për të kapërcyer këtë krizë, kompania propozoi muajin e kaluar një version më realist të kukullës, pak më e shkurtër, më e mbushur dhe me disa ngjyra lëkure.

1

2

3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.