Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Baraliu konsideron se vota e diasporës do të ndikoj në rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit

Baraliu konsideron se vota e diasporës do të ndikoj në rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit

Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu, beson se këtë herë votat e diasporës së Kosovës do të ndikojnë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ai ka treguar se për dallim nga zgjedhjet e kaluara, kësaj radhe interesimi i diasporës për të votuar është dyfishuar.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Baraliu bërë me dije se nëse ajo pjesë e qytetarëve e ka kuptuar drejt procesin e votimit, atëherë me votën e tyre subjektet politike do të mund t’i fitojnë disa deputetë.

“Nëse ato procedura kuptohen, atëherë patjetër se kësaj radhe do të jetë ndikimi më i madh i diasporës në performancën e përgjithshme të subjekteve të caktuara politike dhe përgjithësisht në rezultatin elektoral në Kosovë”, ka thënë Baraliu.

Ai ka treguar se qëllimisht subjektet politike nuk po e bëjnë reformën zgjedhje për t’ia lehtësuar procesin e votimit diasporës.

Baraliu ka shprehur drojën e tij se procedurat komplekse të votimit do të ndikojnë që shumë prej atyre 42 mijë aplikimeve të jenë vota të pavlefshme.

“Se a do të kenë ndikim, natyrisht se po. Sepse edhe nëse janë vetëm 10 mijë vota nga diaspora, ato mund t’i sigurojnë një subjekti politik një deputet më shumë, e kjo nuk është pak. Në rastin konkret, kemi mbi 42 mijë aplikime, që i bie se mund të kemi deri në 10 deputetë më tepër me ato vota. Kjo natyrisht se është një fuqi e madhe”, është shprehur ai.

Baraliu ka folur edhe për parafushatën që po ndodhë nga kandidatët për kryeministër të vendit. Sipas tij, një gjë e tillë nuk është në përputhje me ligjin për zgjedhje.

Megjithatë, ai ka thënë se deri më tani nga kandidatët për kryeministër nuk është prezantuar diçka konkrete.

“Kemi një kakofoni politike, një kakofoni premtimesh me pretendime të joshjes sa më të madhe të elektoratit me fjali e premtime bombastike. Një gjë e tillë mendoj se do t’u bëjë dëm edhe vetë pretendentëve për kryeministër, sepse votuesi standard në Kosovë tanimë është vetëdijesuar shumë dhe nuk do të pranojë premtime astronomike të cilat nuk janë reale dhe nuk mund të realizohen”, është shprehur ai, duke shtuar se nuk pret që as gjatë fushatës zgjedhore të ndryshojë diçka. “Fatkeqësisht, unë nuk kam shpresë se do të ketë diçka më shumë edhe kur të fillojë zyrtarisht fushata zgjedhore. Në fakt, subjektet pretendente për të fituar gjatë fushatës do të duhej që jo vetëm për simpatizantët e tyre, por për gjithë publikun e interesuar t’i prezantonin dhe shpjegonin në mënyrë rrënjësore programet e tyre”, ka thënë Baraliu.

Provo po ashtu

ShBA mirëpret mundësinë të punojë me një qeveri të re pro-dialog

Në deklaratën e parë për zgjedhjet në Kosovë, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.