Banka Botërore i jep edhe nje shans MASHT-it

Për shkak të ngecjes dhe vonesës në realizimin e projektit “Përmirësimi i Sistemit Arsimor në Kosovë” (KESIP), Banka Botërore ia ka dhënë edhe një mundësi Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) që ta përfundojë këtë projekt.

KESIP është dashur të përfundojë më 31 dhjetor të këtij muaji, por me kërkesë të Qeverisë, implementimi i tij është shtyrë për dhjetorin e vitit 2020, shkruan sot “Koha Ditore”.

MASHT-i në vitin 2015 e kishte marrë projektin KESIP (hua 11 milionë dollarë) nga Banka Botërore, dhe një vit pas, në 2016, ai ishte bërë efektiv pasi ishte ratifikuar në Kuvend. Për shkak të shkallës së ulët të realizimit të tij, në maj të këtij viti, Banka Botërore në bashkëpunim me MASHT-in dhe Ministrinë e Financave e kanë bërë ristrukturimin e projektit, duke zbritur shumën e tij nga 11 milionë dollarë në 7.5 dollarë.

Shumica e komponentëve që kanë qenë të paraparë të realizohen përmes KESIP e që nuk janë kryer me kohë, janë reduktuar. Pas ristrukturimit të projektit, fushat ku do të përkrahet MASHT-i, janë vlerësimet e mësimit, grantet për zhvillim të shkollave dhe vlerësimet për performancën e mësimdhënësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.