Ballina / KOSOVA / Ban: Përparim në dialog – incidente në veri
ban ki moon

Ban: Përparim në dialog – incidente në veri

Ban shkruan se duhet veprim i koordinuar dhe se çështjet e vështira të zgjidhen me qëllime të mira.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon ka vlerësuar në raportin e tij më të ri për Kosovën se është bërë hapi kryesor në dialogun Prishtinë-Beograd duke e ngritur në nivel politik, por ky përparim është përcjellë me incidente, veçanërisht në veri të Kosovës.

Ban Ki-moon në raportin për periudhën nga 16 tetori deri më 15 janar, të cilin e ka parë agjencia Beta, ka përshëndetur liderët e të dy palëve për janë përkushtuar në “këtë proces sfidues, por të rëndësishëm” me qëllim që të zgjidhen problemet më të renda që vështirësojnë marrëdhëniet ndërmjet veti.

Për Mitrovicën, Ban shkruan se duhet veprim i koordinuar dhe se çështjet e vështira të zgjidhen me qëllime të mira, në mënyrë që të shmangen tensionet e reja.

“Së bashku me procesin politik në nivel të lartë, njëlloj të rëndësishme janë përpjekjet që të promovohet pajtimi dhe të rritet besimi ndërmjet bashkësive në Kosovë”, shkruan Ban në raport dhe thekson se, përveç pranisë ndërkombëtare, janë të nevojshëm edhe përkushtimi i sinqertë i liderëve politik në të gjitha nivelet, organizatat joqeveritare dhe shoqëria civile, transmeton ORAinfo.

Ban Ki-moon ka theksuar se faza e re e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka filluar me takimin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq në Bruksel, që “ka ofruar pamje të re në zgjidhjen e problemeve afatgjatë që rendojnë raportet e Prishtinës dhe Beogradit”.

“Përparimi në dialog në nivelin më të lartë është përcjellë me një numër incidentesh dhe tensionesh në teren”, thekson Ban, duke shtuar se kjo është e lidhur me bllokadën e rrugëve nga ana e serbëve si shenjë protestë për shkak të marrëveshjes për pikat kufitare, rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në Mitrovicë dhe problemet me rastin e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë.

Në raport thuhet se numri i incidenteve sa i përket bashkësive minoritare vitin e kaluar është ulur në 361, kurse në vitin 2011 ishin 406.

Provo po ashtu

ptk

PTK: Asgjë tjetër përveç rrugëve ligjore

Telekomi i Kosovës po përballet me rrezikun e falimentimit, pasiqë kompania Z-Mobile ka nisur procedurat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.