ban ki moon

Ban Ki-moon thirrje SHBA-së e Rusisë të rifillojnë bisedat për armët bërthamore

Shefi i OKB-së, u ka bërë thirrje Rusisë dhe SHBA-së që të rifillojnë bisedimet për të zvogëluar arsenalin masiv bërthamor.

Sekretari i përgjithshëm, Ban Ki-moon e bëri thirrjen gjatë një ligjërate në Universitetin e New Yorkut, më 23 nëntor.

Gjasat për rihapjen e bisedimeve ndërmjet Moskës dhe Washingtonit për shkurtimin e rezervave të armëve bërthamore, janë të vogla marrë parasysh rritjen e tensioneve ndërmjet dy shteteve

“Fedarata Ruse dhe SHBA-ja, që së bashku posedojnë potencialin më të madh bërthamor – supozoj 95 për qind të armëve të deklaruara bërthamore në botë janë të vendosura në këto dy shtete – duhet të rifillojnë një dialog të sinqertë për të shkurtuar të gjitha llojet e armëve bërthamore”, tha ai.

Marrëveshja New Start i obligon të dyja palët që të shkurtojnë kokat bërthamore në 1550 dhe njëkohësisht të ndalojnë vendosjen e makinave të shpërndarjes strategjike dhe lansuesve deri më 2018.

Rezervat e SHBA-së janë nën këtë nivel, por ka shqetësime në rritje të disa ekspertëve të mbrojtjes në SHBA se Rusia nuk ka për qëllim që të arrijë këtë synim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.