Ballina / OP./INTERVISTA / Ballkani – Përpara me bashkëpunim ekonomik
In Fabric

Ballkani – Përpara me bashkëpunim ekonomik

Konferenca e Ballkanit Perëndimor e mbajtur në Trieste të mërkurën (12.07) me kancelaren Merkel e presidentin francez, Macron vlerësohet pozitivisht në mediat gjermane.

 

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan se momentalisht nuk kërcënon ndonjë rrezik nga Ballkani, por në Europën Juglindore janë rritur tensionet, prandaj ka rëndësi që BE nuk e harron Ballkanin.

“Në mesin e viteve 90-Të Europa e përjetoi një krizë refugjatësh. Ata erdhën atëherë jo përmes, por nga Ballkani. Një rrezik që kjo të përsëritet, aktualisht nuk ekziston. Por temperatura politike është rritur sërish në juglindjen e Europës.

FAZ vëren se Ballkani pas përfundimit të luftërave të Jugosllavisë u largua nga vëmendja e opinionit publik dhe politikës në Europë. “Por në këtë kohë nuk ka pasur progres. Përkundrazi: Nëse mund të flasësh sot për një transformimi politik, atëherë ai nuk merr drejtimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, por atë të autoritarizmit dhe nepotizmit. Në sfondin e stanjacionit ekonomik dhe social elitat e korruptuara politike po përdorin gjithnjë e më hapur retorikën nacionaliste. Prandaj është koha e duhur që BE të merret me rajonin, përtej samiteve të tilla si ai i Ballkanit Perëndimor- që po ashtu janë të rëndësishme.”

Ndërsa gazeta tjetër  gjermane “Süddeutsche Zeitung” e vë theksin te bashkëpunimi ekonomik që kërkohet të forcohet mes vendeve të Ballkanit. Kjo strategji shihet si një përgatitje për tregun e përbashkët të brendshëm europian. “Për komisionerin Hahn fragmentimi i rajonit është një pengesë. Tregtia e rajonit me BE në dhjetë vitet e shkuara është dyfishuar në një shifër 44 miliardë euro në vit, ndërkohë që ajo mes vendeve të Ballkanit qëndron në vend. ‘Këtu ka shumë potencial dhe shumë mundësi’ ështe shprehur në Trieste Johannes Hahn. Bashkëpunimi është i nevojshëm me qëllim që të ulen ‘tensionet e së shkuarës dhe ato aktuale.'”

Check Also

Koment: Zhdërvjelltësia e re e FDP-së

Të fuqizuar, Demokratët e Lirë synojnë të futen në Bundestag. Madje edhe një pjesëmarrje në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *