Ballina / KRYESORE / Ballkani Perëndimor nga perspektiva e ish ministrit gjerman Christian Schwarz-Schilling
schilling dhe berani

Ballkani Perëndimor nga perspektiva e ish ministrit gjerman Christian Schwarz-Schilling

Christian Schwarz-Schilling , ish ministër i Gjermanisë ka dhënë intervistën ekskluzive për RTK3. 

Intervistën e realizoi gazetarja dhe redaktorja shumëvjeçare Evliana Berani.

Berani: Cilat janë pritjet pas zhvillimeve të fundit në Berlin lidhur me rajonin e Ballkanit, sidomos për raportet e ardhshme mes Kosovës e Serbisë. Si i shihni ju këto zhvillime, a i konsideroni si një storje suksesi apo si diçka që mund të zhgënjejë shumë kend?

Schwarz-Schilling: Konferenca e Ballkanit Perëndimor që filloi të hënën në Berlin, ka potencialin e hapjes së një kapitulli të ri.

Bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit janë zhvilluar për një kohë. Tani më jemi në një fazë të re. Nuk ka të bëj vetëm me çështjen e suksesit ose të pakënaqësisë në këtë moment. Pika kryesore është që të mos bëhen vendime të gabuara në këtë moment siç është diskutimi për shkëmbimin e territoreve në linja njëetnike dhe ky proces i tillë do duhej të largohej nga tryeza sot pas takimit në konferencë në Berlin.

Një tjetër pikë është që të kemi një unitet më të madh brenda BE-së dhe Komisionit të BE-së. Duhet të presim një mbështetje më të fuqishme për të lehtësuar dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, me rezultate konstruktive dhe një nga gabimet ishte që dy vednet janë filluar në shkallë të pabarabartë. Serbët kishin një përparësi rë rëndësishme, një avancim mund të arrihet vetëm nëse dy palët konsiderohen si të barabarta.

Berani: Bashkimi Evropian i hapi dyert shteteve të Ballkanit për tu anëtarsuar qysh në vitin 2013, por shumica e tyre janë sot e kësaj dite jashtë BE-së. Kush po dështon këtu, vetëm liderët ballkanikë apo mbase kjo është pasojë e neglizhencës së BE-së?

Natyrisht që ka neglizhencë nga ana e BE-së. Shikojeni dialogun e pabarabartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Komisioni i BE-së, ka qenë tepër pasiv me orvatjet e tyre për të siguruar mbështetjen në dialog.

Berani: Si e lexoni situatën përkitazi me 5 shtete të BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet të pavarur? A e rrezikon kjo të ardhmen evropiane të Kosovës?

Schwarz-Schilling: Për të ardhmen e Kosovës në BE kjo është e vërtetë. Është diçka negative. Por, nëse shikojmë anën pozitive, atëherë duhet ta shohim se 23 anëtare të BE-së kanë njohur Kosovën shtet. Vetëm 5 kanë votuar kundër saj.

Është një skandal që këto vende e bëjnë këtë për shkak të problemeve të tyre te brendshme politike. Ato është dashur që të ndjekin pranimin dhe njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

Dhe një tjetër konkluzion që shohim nga kjo është që vota e shumicës së shteteve anëtare po injorohet, Dhe është një gabim shumë i madh i ndërtimit të vet BE-së. Ky nuk do duhej të ishte parim i punëve të jashtme të BE-së.
Kjo sjellje duhet të kritikohet e po ashtu më shumë edhe pozita e Serbisë, sepse Serbia në moment kur e njohin Kosovës do të mund të zgjidhin tensionet në shtetet ballkanike dhe në shtetet anëtare të BE-së. Menjëherë, me një goditje.

RTK3 – ANALIZË DITE – 29.04.2019

RTK3 – ANALIZË DITE – 29.04.2019TAKIMET NE BRUKSELChristian Schwarz- Schilling

Posted by RTK on Monday, April 29, 2019

Berani: Z. Schilling shtetasit e Kosovës , edhepse gati një e treta e tyre punojnë në shtete të ndryshme evropiane, as sot e kësaj dite nuk mund të qarkullojnë lirshëm. Ata janë izoluar në mungesë të një vendimi pozitiv për liberalizimin e rexhimit të vizave të BE-së për Kosovën. Si e shihni ju këtë çështje ju lutem!

Schwarz-Schilling: Është një fatkeqësi të cilin BE-ja dhe Gjermania nuk e kanë bërë hapin e liberalizimit të vizave dhe nuk ka të bëj asgjë me të drejtën ndërkombëtare, pasi liria e lëvizjes për qytetarët e Kosovës është marr peng si një mjet për presion politik.

Berani: A mund të ketë stabilitet në Ballkan nëse Serbia nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur?

Schwarz-Schilling: Jo nuk mund të ketë stabilitet. Serbia këtu mban një përgjegjësi shumë të madhe.

Berani: Sipas analizës suaj të publikuar para disa ditësh në mediat ndërkombëtare , ju e kundërshtuat idenë e shkëmbimit të territoreve dhe ate për ndryshimin e kufijve përgjatë linjave etnike. A është diçka e tillë e mundur dhe kush mund të garantojë se diçka e tillë nuk do të ndodhë?

Schwarz-Schilling: Pra parimet e bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti të BE-së, janë një garanci për refuzimin e rivizatimit të kufijve në bazë të linjave etnike, që mund ta vëreni edhe në marrëveshjen e Dejtonit.

Nëse ShBA-të dhe e gjithë BE-ja tashmë kanë kuptuar se kjo do të bënte m shumë dëm dhe do të krijonte zhvillime të rrezikshme në të ardhmen. Për momentin është e arsyeshme dhe janë vlerat fondamentale të shoqërisë sonë në Evropë dhe në ShBA të shmangemi nga veprimet e këtilla.

Berani: A ekzistojnë divergjenca mes shteteve të Bashkimit Evropian dhe lojtarëve tjerë relevantë ndërkombëtar në raport me ate se si do të duket një marrëveshje eventuale mes Kosovës e Serbisë?

Schwarz-Schilling: Paj në politikë gjithnjë kemi interesa të veçanta, gjithnjë. Por, Evropa e OKB-ja duhet të sigurojnë që të drejtat e njeriut dhe e drejta ndërkombëtare të mos shkelen.

Berani: Cili do të jetë roli Gjermanisë, Francës, pastaj ai i SHBA-ve po edhe i Bashkimit Evropian në procesin e zgjidhjeve përfundimtare për Ballkanin Perëndimor?

Schwarz-Schilling: Paj mendoj që duket se sot nga të gjitha palët një lloj i të menduarit të arsyeshëm mbizotëron.

Berani: Pra, jeni optimist, apo jo?

Schwarz-Schilling: Po.

Berani: Të ndalemi paksa tek integrimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE. Në njërën nga analizat e juaja ju keni potencuar se BE-ja duhet ta shohë këte rajon si një tërësi e jo në mënyrë të fragmentuar. A mund të elaboroni ju lutem, çfarë keni menduar kur e theksuat këte?

Schwarz-Schilling: Po. Shikoni, sundimi i ligjit dhe ndarja e pushteteve, pavarësia e gjyqësorit, fuqia e pavarur e legjislativit, parlamentit pastaj degës të ekzekutivit që është qeveria e, të gjyqësorit janë e drejtë themelore e secilit qytetar dhe shtet.

Ky është një zhvillim shumë shumë i gjatë i historisë Evropiane që lidhet çdoherë e më shumë dhe neglizhenca ndaj këtyre gjërave sjell deri te situatat e tmerrshme që kishim në shek. 19 kur kishim të gjitha ato luftëra brenda Evropës, ShBA-ve, e e njëjta po ndodh edhe në Ballkan.

Prandaj neve duhet të bëjmë me një qëllim real që të kemi të ardhme më të mirë se sa në shekullin e kaluar. Por, duhet të punojmë të gjithë bashkë për të arritur këtë. Dhe mendoj që vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore kemi luftuar shumë dhe tash mendoj që nuk duhet të humbim trimërinë tonë për të bërë këtë dhe duhet të kemi edhe vullnetin me të vërtetë për të arritur këtë qëllim.

Berani: A ka mundësi që shtetet e Ballkanit Perëndimor të integrohen njëkohësisht në Bashkimin Europian, ashtu siç u integruan më 2004 dhjetë shtetet e Evropës qendrore?

Schwarz-Schilling: Jo.

Kriteret janë të barabarta për të gjithë gjatë anëtarësimit në BE, por do të shikohet veç e veç secili shtet. Hapat për anëtarësim mund të zhvillohen në mënyrë të ndërsjellë dhe ato varen nga shtetet anëtare të BE-së, por përmbushja e kritereve varet nga shtetet perspektive, Vartësisht nga përmbushja apo mospërmbushja e kritereve , ato mund të ndodhë edhe mos të pranohen.

Sidoqoftë, duhet të kemi një shikim të veçantë dhe një synim të përbashkët. Duhet të jetë një synim i qartë.

Berani: Por, z. Schilling, shtrohet pyetja kur këto shtete do jenë pjesë e familjes evropiane? Kush duhet dhe çka duhet të punojë për ta përshpejtuar procesin e anëtarësimit?

Schwarz-Schilling: Të gjithë ne e dimë që është një rrugëtim i gjatë. Megjithatë, mendoj që hap pas hapi edhe vet populli do të ndjejë dhe do të shohë që po bëhet më mirë e më mirë. Dhe mundimi i dy palëve që i bie edhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së në mënyrë të përbashkët duhet të përshpejtojnë procesin.

Duhet të jetë një orvatje e përbashkët e shteteve të ish Jugosllavisë dhe duhet të theksohet që të gjithë ata që kanë luftuar ndërmjet veti në vitet e 90-a duhet të pranojnë juridiksionin e Hagës dhe është një parakusht që do të përshpejtonte procesin.

Të mësojmë historinë dhe ky është një fillim dhe ky mësim i historisë me të vërtetë do të studiojë të vërtetën e jo gënjeshtrat, pra të cilat end vërehen në skenën e shteteve të Ballkanit edhe në ditët e sotme.

Për momentin është një rrugë e gjatë dhe do të nevojitet përafërsisht një gjeneratë e tërë për të sqaruar kokat, shpirtin që më të vërtetë të vijmë tek të drejtat e njeriut, të vijmë te strukturat demokratike dhe të vijmë deri te pavarësia e parlamentit, qeverisë. E pas kësaj mund të kemi vlerën e të qenit pjesë e shtetit të mirëfillë demokratik.

Berani: Në përmbyllje të kësaj interviste unë do të doja nga ju një shpjegim, një analizë të shkurtër të qëndrimeve dhe mesazheve që kanë dalur nga takimet e sotme të liderëve ballkanikë në Berlin, dhe natyrisht të mesazheve të kancelares Merkel dhe presidentit Macron? Një përmbledhje të shkurtër ju lutem!

Schwarz-Schilling: Unë mendoj që ishte një takim shumë i rëndësishëm. Nuk jemi ulur në konferencë që t’i dijmë saktë konkluzionet, por është e qartë gjëra të reja e vërtetë historike për Evropën. Personalitete të dy shteteve të rëndësishme të Evropës janë bërë bashkë, Gjermania dhe Franca janë ulur bashkë dhe kanë ftuar liderët e Ballkanit Perëndimor për të analizuar qëllimin e përbashkët për të tashmen dhe për të ardhmen.

Kjo nuk ka ndodhur në histori, prandaj besoj se përfundimi do të jetë anëtarësimi i barabartë i Ballkanit Perëndimor në BE. Sepse dy shtete të mëdha në Evropën Perëndimore kanë një qëllim të përbashkët.

Berani: Ju Falënderoj për kohën z. Schilling.

Schwarz-Schilling: Ju falënderoj për ftesën.

@infoglobi

Provo po ashtu

mbeturinat, fushe kosova

Fushë Kosova, rrrezik infeksioni nga Mizat e kuajve

Fushë Kosova është stërngarkuar me ndërtesa të larta , pa asnjë hapësirë gjëlbëruse, ndër problemet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.