Ballina / KRYESORE / Ballkani perëndimor dhe rruga e integrimeve evropiane
samiti ballkanik londer 2018

Ballkani perëndimor dhe rruga e integrimeve evropiane

Komisionari i Bashkimit Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, tha të hënën se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shënuar shumë përparim gjatë muajve të fundit në rrugën drejt integrimit në Bashkimit Evropian.

Ai i bëri këto komente para fillimit të Samitit të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit, që po mbahet në Londër.

Zoti Hahn tha se sfidat lidhur me procesin e integrimit evropian të rajonit lidhen “ndonjëherë me vullnetin politik, vendosmërinë dhe gatishmërinë për të vepruar”.

Ai tha se procesi i Berlinit për rritjen e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor po tregohet i frytshëm.

“Por ka ende shumë për të bërë, është një mundësi e mirë për vendet e rajonit që të përgatiten për një perspektivë evropiane”,tha zoti Hahn duke nënvizuar se ka më shumë ndërgjegjësim në rajon se çfarë duhet bërë.

Zoti Hahn shfaqi besimin se do të ketë një vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës para fillimit të sezonit të pushimeve verore.

Takimi në Londër është në vazhdën e atij që është quajtur procesi i Berlinit, i organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, në vitin 2014, për të demonstruar përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj aspiratave të rajonit për anëtarësim. Procesi synon nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimorë dhe kërkon nga Bashkimi Evropian një ndarje më e favorshme të fondeve të tij për rajonin.

Të martën kryeministrja britanike, Theresa May do të drejtojë takimin që do të përqendrohet në tri fusha: rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike, forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë dhe lehtësimin e bashkëpunimit ekonomik.

Mbretëria e Bashkuara, thuhet në një komunikatë të qeverisë britanike, “dëshiron një Ballkan Perëndimor të fuqishëm të qëndrueshëm dhe përparimtar. Duke qenë mikpritës të takimit në Londër, demonstrojmë interesin tonë të vazhdueshëm dhe përfshirjen në qëndrueshmërinë e rajonit pavarësisht largimit nga Bashkimi Evropian“.

Gjatë takimit në Londër pritet nënshkrimi i tri deklaratave të përbashkëta që kanë të bëjnë me fqinjësinë e mirë, krimet e luftës dhe çështjen e personave të zhdukur gjatë luftërave bë hapësirat e ish Jugosllavisë.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati tha se takimi i Londrës këtë vit merr një rëndësi të posaçme sepse mbahet vetëm pak muaj pasi Komisioni Evropian publikoi strategjinë për zgjerimin ku përcakton drejtimet kryesore të zbatimit të projekteve të ndërlidhshmërisë së rajonit tonë dhe të perspektivës së integrimit drejt Bashkimit Evropian.

Gjithashtu ka një rëndësi për vet faktin që mbretëria e Bashkuara edhe pse do të largohet nga Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë mbështetëse e reformave të shtetbërjës së shoqërive të Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu në këtë samit ne për herë të parë kemi një kombinim të elementeve që kanë lidhje me sigurinë, reformat në sundimin e së drejtës, me zhvillimin ekonomik të rajonit dhe me procesin e ndërlidhjes. Një fokus i veçantë në samit ka të bëjë edhe me rininë dhe me politikat që vendet tona së bashku me vendet e Bashkimit Evropian do të ndërmarrim sa i përket përfshirjes së të rinjve në proceset politikbërëse dhe zhvillimore. Ne duhet të vijojmë dhe hedhim hapa të mëtejshëm së bashku si vende të Ballkanit Perëndimor për të reduktuar konfliktet dhe mosmarrëveshjet politike sikundër të përcaktojmë një plan pune edhe me vendet anëtare të Bashkimit Evropian me Komisionin Evropian qoftë për takimin e radhës që do të jetë vitin e ardhshëm në Poloni por edhe për ato projekte zhvillimore që duhet të zbatohen dhe realisht sjellin ndryshime në jetën e qytetarëve tanë“, tha ministri Bushati.

Zyrtarë të lartë evropian kanë kërkuar nga vendet e rajonit që të përfitojnë nga përpjekjet e ripërtërira të Bashkimit Evropian për një qasje ndryshe ndaj rajonit të trazuar për shkak të rritjes së ndikimit rus, krizës së emigracionit, rrëshqitjes së Turqisë drejt autoritarizmit dhe synimit për të forcuar integrimin evropian pas largimit të Britanisë në vitin 2019

@Fluidi

Provo po ashtu

putin thaci

Ischinger përgëzon takimin Thaçi – Putin

Wolfgang Ischinger, diplomati gjerman dhe njëri ndër personalitetet më me ndikim te kancelarja gjermane, Angela …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.