Ambijentalistët besojnë se efekti në mjedis i digave do të ishte shkatërrues për peizazhin dhe habitatin e dhjetëra llojeve të kafshëve
Jo pak por plot 2800 diga do ndërtohen në më pak se 20 vjet në një rajon pak më të madh se Italia. Kështu bëhet e ditur nga “Business Insider”.
Ky është projekti, ose më saktë projektet kundër të cilëve janë ngritur ambientalistët nga e gjithë Evropa Lindore, duke synuar të ndalojnë “shiun e dikave” që së shpejti mund të bien në Ballkan.
Aktualisht, në rajon, rreth 2800 hidrocentrale janë planifikuar të ndërtohen nga Sllovenia në Greqi, 187 janë tashmë në ndërtim e sipër dhe mbi 1000 (ose 37%) janë vendosur të ndërtohen brenda zonave të mbrojtura (118 prej të cilave në parqet kombëtare).
Ambjentalistët besojnë se efekti në mjedis i digave, i lehtë për tu hamendësuar, do të ishte shkatërrues. Në veçanti ata kanë frikë se digat të reja mund të ndryshojë peizazhin dhe habitatin e dhjetëra llojeve të kafshëve.
Prej muajsh protestat po shumohen në të gjitha vendet e zonës ku do të ngrihen digat, nga Sllovenia në Greqi, duke kaluar nëpër Bosnje, Serbi dhe Shqipëri, por, siç duket, pa rezultat.