Ballkanasit e dëbuar duhet ta harrojnë Gjermaninë

Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) tashmë ka filluar edhe zbatimin praktik të ndalesës së hyrjes së sërishme të emigrantëve në Gjermani , por vetëm të atyre që njëherë janë dëbuar.

Vendimet për këto masa tashmë kanë filluar të shqiptohen.

Presidenti i BAMF Manfred Schmidt ka thënë të premten në Nürnberg se kjo mundësi ka filluar të shfrytëzohet nga 1 gushti.

“Vendimet ndërkaq janë dërguar prej disa javësh”, ka shtuar ai. Ato vendime përmbajnë ndalesë hyrjeje dhe qëndrimi për azilkërkuesit përkatës në shtetet anëtare të Shengenit, që janë shumica e shteteve anëtare të BE-së si dhe Norvegjia, Islanda, Zvicra dhe Lihtenshtajni.

Një masë e tillë mendohet të parandalojë kërkesat e shumëfishta për azil të personave të njëjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.