Ballina / KRYESORE / Ballkan: Shtete me media pjesërisht të lira

Ballkan: Shtete me media pjesërisht të lira

Organizata prestigjioze amerikane Freedom House ka publikuar Raportin e Lirisë së shtypit (Press Freedom 2015) që shpalon se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk i kanë punët mirë. Të gjitha shtetet, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Bosnjë e Hercegovina janë cilësuar si shtete pjesërisht të lira .

Nga shtetet e përmendura më sipër sa i përket lirisë së shtypit më së miri qëndron Mali i Zi i cili në shkallën nga zero deri në 100 (ku zeroja paraqet lirinë më të madhe e 100 më të ulët të shtypit), ka indeksin prej 39 pikësh. Pas tij reshtohet Serbia me 40 pikë, pastaj Kosova e Shqipëria me nga 49 pikë, Bosnjë e Hercegovina me 51 pikë, ndërkohë që më së keqi i ka punët Maqedonia me 58 pikë./infoglobi