fbpx

Ballkan: Rreth 1700 persona vdesin në vit nga aksidentet

Në krahasim me Evropën, në vendet e rajonit vdekjet në aksidente janë tre herë më të mëdha. Sipas të dhënave të mbledhura nga gazetarët e AA, në rrugët e Ballkanit, mesatarisht në vit humbin jetën rreth 1.700 persona, ndërsa 141 në muaj.

Në Kosovë gjatë vitit të fundit kanë ndodhur 16.295 aksidente trafiku, që morën 127 jetë njerëzish.
Daut Hoxha nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun të Policisë së Kosovës në një deklaratë për AA thekson se në 2010-2013, vërehen ulje të aksidenteve të trafikut, si dhe numri i viktimave. Numri i viktimave në 2010 ishte 175, në 2011 regjistrohen 157 persona, në 2012 ka pasur 116 viktima, dhe në 2013 jetën humbën 104 persona.

Derisa në Shqipëri në vitin që e lam pas kanë humbur jetën 258 persona. Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, në vitin 2014 në atë vend kanë ndodhur 1.918 aksidentet trafiku, 157 më pak në krahasim me vitin e kaluar.

Në rrugët e Serbisë vitin e kaluar humbën jetën mbi 500 persona. Më konkretisht, në atë vend mesatarisht në ditë ndodhin rreth 90 aksidente të trafikut, ku vetëm në 2014 u vranë 536 persona, që do të thotë se në muaj mesatarisht 45 persona humbin jetën në rrugë.

Shkaqet më të shpeshta të aksidenteve rrugore në Serbi janë tejkalimi i shpejtësisë, parakalimet e parregullta, përfshirë edhe shkeljet tjera në trafik.

Në 2014 në rrugët e Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës kanë ndodhur 27.844 aksidente trafikut, ku humbën jetën 161 persona.Sipas shifrave zyrtare të Administratës Federale të Policisë, në rrugët e FBeH në 2005-2015 janë regjistruar mbi 270 mijë aksidente të trafikut, ku jetën humbën 1.940 persona.
Ndërkohë që nga31.432 aksidentet në Kroaci në vitin 2014 janë plagosur rëndë 2.675 persona dhe 11.457 persona më plagë të lehta.

Si shake kryesore përmenden ‘shpejtësia e madhe në krahasim me kushtet e rrugës ose tejkalim shpejtësie, siç thuhet, një pjesë e konsiderueshme e shoferëve që kanë shkaktuar aksidente nën ndikimin e alkoolit. Shkaku kryesor i viktimave në autostrada është mos përdorimi i rripit të sigurisë’.

Në Maqedoni në periudhën 2001-2010 në aksidentet e trafikut jetën kanë humbur 1.307 persona dhe janë plagosur 28.684. Derisa gjatë periudhës 2010-2013, në aksidentet e trafikut në Maqedoni, kanë humbur jetën 502 persona dhe 19.487 persona pësuan plagosje.

Drejtoria e Policisë së Malit të Zi thekson se në aksidentet rrugore në vend, vitin e kaluar jetën kanë humbur 65 persona, që është 9 më pak në krahasim me 2013. Në territorin e Malit të Zi në periudhën 2007-2015, kanë humbur jetën 675 persona. Në të njëjtën periudhë lëndime trupore pësuan 15.000 persona.

Arsyet kryesore të aksidenteve të trafikut janë mosrespektimi i rregullave dhe rregulloreve të komunikacionit./infoglobi/sh.k/