Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Ballafaqohen me AAK-në, Kastrati e Paçarizi kritikojnë taksën…
muharrem nitaj e daut haradinaj

Ballafaqohen me AAK-në, Kastrati e Paçarizi kritikojnë taksën…

Analisti politik Rrahman Paçarizi ka thënë se nëse kryeministri Ramush Haradinaj ka menduar që presidenti Hashim Thaçi do ta ndajë Kosovën është dashur të japë dorëheqje qysh atëherë.

“Është fatkeqe nëse kryeministri i Kosovës beson që presidenti do ta ndajë vendin dhe ka vazhduar me qenë në krye të Qeverisë. Unë mendoj që kryeministri është dashur të japë dorëheqje në momentin që e ka parë se nuk mund t’i bind partnerët për orientimin e tij programor dhe atëherë kur e ka parë se gjërat po shkojnë në drejtimin e kundërt nga ai i dëshiruari”, ka thënë Paçarizi.

Ai është ndalur edhe te arsyetimi i dorëheqjes së Haradinajt.

“Është edhe një problem tjetër lidhur me arsyen e zotit Haradinaj për dorëheqje. D.m.th. zoti Haradinaj nuk deshi ta çojë Kosovën para prokurorit si shtet, duke shkuar si kryeministër. Mirëpo tash e kemi një situatë tjetër: hetimet. Nuk është e qartë nëse kanë përfunduar ose jo. D.m.th. nëse nuk kanë përfunduar hetimet cili do të jetë pozicioni i Haradinajt: a do të jetë kandidati i AAK-së për kryeministër”, ka pyetur Paçarizi.

Muharrem Nitaj nga AAK ka deklaruar se Haradinaj më nuk ka kurrëfarë obligimi ndaj Tribunalit. “Asgjë nuk kanë kërkuar nga ai”, ka theksuar Nitaj.

“Nuk jemi absolutisht të interesuar për të bashkëpunuar me asnjë forcë politike nëse nuk i kanë qëndrimet e qarta për mosndryshimin e kufijve të Kosovës, nëse nuk i kanë qëndrimet e qarta për moslejimin e krijimit të një Republika serbe me kompetenca ekzekutive dhe nëse eventualisht nuk janë dakord që taksa të mos hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën”, ka thënë Nitaj.

“Këto janë disa prej parimeve bazë të AAK-së dhe të liderit Haradinaj dhe këto janë kushtet që mund të përcaktojnë kornizën e bashkëpunimit para zgjedhjeve apo pas zgjedhjeve”.

Nitaj ka theksuar se Haradinaj e largoi nga tavolina e Frederica Mogherinit temën e kufijve dhe se një gjë e tillë nuk ka qenë e lehtë.

Paçarizi e ka quajtur vendimin për taksë si të paanalizuar mirë dhe e ka thënë se shkaku i taksës Kosova më nuk cilësohet si partner i qëndrueshëm i partnerëve ndërkombëtarë, kurse politikologu Ardian Kastrati ka thënë se “taksa është dashur të pezullohet ashtu siç kanë kërkuar partnerët ndërkombëtarë”.

paneli debat aak analistet

Kastrati ka shtuar se nuk është dashur të pritet që të prishen raportet e Kosovës me Amerikën.

“Ideja se ne ia kemi prishë raportet me Amerikën nuk qëndron. Dhe kjo është shumë gabim. Kosova ka qenë e mbështetur për muri”, ka theksuar Daut Haradinaj.

“Ne nuk i kemi bllokuar produktet serbe në Kosovë, ne i kemi taksuar, është dallim shumë i madh.  Qëllimi final është që të arrihet njohja e Kosovës shtet nga Serbia”, është shprehur Haradinaj.

“Nuk është e vërtetë që janë ndalur krejt mallrat serbe. Ato po kontrabandohen. Në veri ka mallra sa të duash”, është shprehur Kastrati.

analistet kastrati e pacarizi

Sipas këtij të fundit “Dialogu, deshëm e nuk deshëm ne, është e vetmja strategji dalëse nga kjo status quo në kuptimin që ne me normalizu rrugën tonë drejt integrimeve euro-atlantike”. Përgjigja e Haradinajt në këte koment ishte se “Kosova e as AAK nuk është kundër dialogut, por është Serbia ajo që po tregon vullnet për dialog.

Asnjë subjekt politik nuk ka mundur ta përkthejë deri më tash në mirëqenie sociale programin e saj, tha Kastrati nëë “Debat” te RTK-së “AAK përballë analistëve” të moderuar nga Ridvan Berisha. /infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!