fbpx
vullkani, Bali

Bali: Vullkani më i rrezikshëm vazhdon ta rrezikojë parajsën

Vullkani është duke hedhur hi katër kilometra lartë, ka filluar të dal edhe lava, më tepër se 60.000 turistë janë të ngujuar në ishull!

Aeroporti ndërkombëtar i ishullit Bali, desitinacion atraktiv turistik në Indonezi, është mbyllur dy ditë resht për shkak të rrezikut të erupsionit të vullkanit i cili po lëshon hi, për çka me mijëra vizitorë janë ngujuar, ndërsa popullata është evakuuar në mënyrë masive.

Dhjetëra mijëra banorë i kanë braktisur shtëpitë në afërsi të malit Agung ku autoritetet kanë shpallur nivelin më të lartë të alarmit dhe kanë paralajmëruar se mund të vijë deri te erupsioni i madh në çdo moment, transmeton gazetametro.net.

Edhe pse 40.000 persona tashmë e kanë braktisur zonën e rrezikut të vendosur rreth malit Agung, pushteti vlerëson se duhet të largohen gjithsej 100.000 banorë.

Vullkani po lëshon shtylla të mëdha të tymit të dendur tashmë disa ditë dhe për këtë aeroplanët do të mbeten në tokë së paku deri të mërkurën.

https://www.youtube.com/watch?v=rZutig61NZ0

Qendra për paralajmërim për hirin e vullkanit në Daruin (Australi), anëtare e rrjetit të ekspertëve të cilët furnizojnë me informatat mbi vullkanet, “tregon se korridoret ajrore janë plotë me hi vullkanik, gjë që është rrezik për aeroplanë”, thotë Wisnu Darjono, nga agjencia për kontroll ajror AirNav.

“Vullkani ende po qet hi. Ai është i dendur dhe ngritët shumë lartë, deri në tri apo katër kilometra mbi krater”, ka thënë Gede Suantika, anëtarë i agjencisë indoneziane për vullkanologji. “Aktiviteti i malit Agung edhe më tutje është shumë intensiv. Ende jemi në nivelin më të lartë të alarmit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.