fbpx
Hykmete Bajrami

Bajrami: Reciprociteti mbetet në fuqi

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se vendimi i Kosovës për masa të reciprocitetit për çështjen e mosnjohjes reciproke të certifikatave të ADR-së mes Kosovës dhe Serbisë mbetet në fuqi, ku sipas saj kjo do të jetë deri në arritjen e një marrëveshjeje për njohjen reciproke me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë mediat serbe kanë raportuar se sot në ora 9:00 do të lejohen të futen nga Serbia kamionët me naftë dhe gaz.
“Me këtë rast, ju bëjmë me dije se spekulimet e përhapura në mediat serbe gjatë ditës se djeshme se Qeveria e Kosovës gjoja ka tërhequr masat e reciprocitetit të vendosura me 21 mars 2016, për mosnjohjen e certifikatës së ADR-së për automjetet dhe për shoferët, të lëshuara nga autoritetet Serbe për transportuesit e Serbisë të cilët realizojnë eksportin e derivateve të naftës dhe gazit në Kosovë, janë të pavërteta.

Dëshirojmë të ritheksojmë gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zgjidhjen e problemeve bilaterale përmes dialogut dhe i bëjmë thirrje edhe njëherë autoriteteve të Serbisë që të reflektojnë ndaj kësaj situate duke arritur marrëveshje për njohjen reciproke të certifikatave përkatëse të ADR-së, me ç‘rast do të eliminohej kjo barrierë e panevojshme tregtare dhe të mundësohej qarkullimi i lirë dhe i papenguar i mallrave dhe njerëzve.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave të reciprocitetit është marrë pasi që kompanitë e Kosovës që nga data 28 gusht 2015, nuk kanë mundur të importojnë derivate të naftës dhe gaz, për shkak se autoritetet e Serbisë kanë shkelur marrëveshjen e CEFTA-së si dhe nuk kanë qenë të gatshëm për arritjen e një marrëveshje për njohje reciproke të certifikatave të ADR-së në kuadër të Dialogut të Brukselit për të cilën është biseduar për më shumë se shtatë muaj, që bie në kundërshtim me parimet e tregtisë së lirë të përcaktuara me rregullat e CEFTA-s”, ka shkruar Barjami në Facebook.
/infoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.