Ballina / KOSOVA / Bajrami i premton ndihmë arsimit në Preshevë e Bujanoc

Bajrami i premton ndihmë arsimit në Preshevë e Bujanoc

Krahas takimeve me zyrtarët e Bujanocit dhe Preshevës, gjatë vizitave në këto treva i pari i Arsimit, Shkencës e teknologjisë së Kosovës, Arsim Bajrami ka folur vizituar edhe nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi”.

Ai u premtoi ndihmën e Qeverisë së Kosovës, në mënyrë që nxënësit shqiptarë të mësojnë me tekste cilësore dhe për tu krijuar mundësi më të mëdha për arsimimin e tyre në gjuhën amtare.

“Do të punojmë me autoritetet serbe që të ketë një qasje pozitive në shkëmbim të teksteve”, tha ministri Bajrami dhe theksoi se tekstet shkollore në Kosovë janë tekste të verifikuara me standarde evropiane, prandaj shprehu bindjen se nuk do t’i pengojnë askujt” iu drejtua nxënësve Bajrami.

“Qeveria e Kosovës do të ofrojë gjithë ndihmën e saj që ju të keni kushte kushte të mira për shkollim”, iu tha ministri edhe nxënësve të shkollës fillore “9 Maji” në Preshevë, e cila është shkollë multietnike.

 

Provo po ashtu

Merkel ka takuar sot kryeministren serbe, Brnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, është takuar sot në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel. …